Qeveria ka miratuar sot vendimin për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2016 në njësitë e qeverisjes qendrore. Numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme për vitin 2016 në njësitë e qeverisjes qendrore është 1 723 veta.
Përjashtimisht, për punonjësit e ALUIZNI, Drejtorisë së Dëmshpërblimit të ish-të Përndjekurve Politikë, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe për praktikantët e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.
Përjashtimisht, pagesa për mjekët e kontraktuar të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i referohet vendimit përkatës të pagave për sistemin shëndetësor dhe pagesa për punonjësit e kontraktuar për Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, Agjencinë Kombëtare të Duhan- Cigareve dhe Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe kjo pagesë kryhet sipas preventivit përkatës.
Përjashtimisht, punonjësit, të cilët merren me anketime të ndryshme të Institutit të Statistikave, instruktorët e qendrave të formimit profesional, si dhe mësuesit në dispozicion në arsimin parauniversitar dhe atë profesional, nuk përfshihen në këtë vendim.
Miratimi i numrit të këtyre punonjësve, afatet kohore dhe specifikime të tjera për kontraktimin me kohë të pjesshme të tyre bëhen sipas udhëzimit të përbashkët të institucionit qendror përgjegjës dhe Ministrisë së Financave.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com