Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën

Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën

Lufta në Ukrainë

Administrata e Presidentit Joe Biden pritet të njoftojë një paketë ndihmë ushtarake masive, e fundit e kësaj administrate për Ukrainën.

Ndihma do njoftohet në kuadër të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në Gjermani të enjten, gjatë së cilës do të takohet me rreth 50 vende partnere që kanë ndihmuar për mbrojtjen e Ukrainës, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë tre vite më parë, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Zyrtarët nuk dhanë hollësi mbi vlerën e saktë të ndihmës, por thanë se paketa pritet të jetë “e konsiderueshme” edhe pse nuk do të përfshijë të gjithë shumën financiare prej rreth 4 miliardë dollarësh, që ka mbetur nga fondi që ka autorizuar Kongresi për Ukrainën.

Ka të ngjarë që “të mbeten më shumë se 2 miliardë dollarë” për ekipin e Mbrojtjes së administratës së re për t’ia dërguar Ukrainës nëse administrata zgjedh të veprojë në mënyrë të tillë, tha të martën një zyrtar gjatë një bisede me gazetarët të cilët po ndjekin vizitën e zotit Austin.

Ukraina është duke filluar një ofensivë të dytë në rajonin Kursk të Rusisë dhe po përballet me sulme të vazhdueshme raketash me rreze të gjatë veprimi dhe përparime në terren nga Rusia, ndërsa secila nga palët po përpiqet që të jetë në kushtet më të mira të mundshme për të negociuar, përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Zyrtarët e mbrojtjes së administratës së Presidentit Biden që punojnë mbi çështjet e lidhura me Ukrainën kanë qenë në komunikim me ekipin e tranzicionit të Presidentit të zgjedhur Trump për të diskutuar “të gjitha temat që ne besojmë se janë të rëndësishme”, tha një nga zyrtarët. Gjatë qëndrimit të sekretarit Austin në bazën ajrore Ramstein, do të mbahet takimi i tij i fundit me grupin që ai organizoi për t'i dalë në mbrojtje të Ukrainës pas sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia.

Së bashku vendet e këtij grupi kanë dhënë një ndihmë prej më shumë se 126 miliardë dollarësh: për armatime, stërvitje ushtarake dhe ndihma të tjera. Paketat e ndihmës kanë përfshirë miliona fishekë municionesh, avionë luftarakë të avancuar, sisteme të mbrojtjes ajrore, madje edhe tanke.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 66 miliardë dollarë nga ndihma totale.

Paketa e ndihmës që do të njoftohet të enjten do të sigurohet nga rezervat ekzistuese, me synimin për të dërguar shumicën e armëve që i janë premtuar Ukrainës, deri në kohën kur zoti Trump të bëjë betimin, tha një nga zyrtarët e mbrojtjes.

Më 30 dhjetor, administrata njoftoi një paketë tjetër ndihme prej 1.25 miliardë dollarësh, pjesë e një sërë njoftimesh për ndihma, ndërsa nxitoi të siguronte sa më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën, përpara se se Presidenti Joe Biden të largohej nga detyra. Zyrtarët thanë se afërsisht 80 deri në 90 përqind e të gjitha armatimeve që i ishin premtuar, tashmë i janë dhënë Ukrainës./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Berisha sulmon Ramën për energjinë: Ulja e çmimit favorizon të pasurit, mashtrim dhe hipokrizi ekstreme

Berisha sulmon Ramën për energjinë: Ulja e çmimit favorizon të pasurit, mashtrim dhe hipokrizi ekstreme