Administrata jo në punë me makinë, kush e shkel, nuk merr rrogën për 3 muaj...deri në largim nga puna

Administrata jo në punë me makinë, kush e shkel, nuk merr rrogën për 3 muaj...deri në largim nga puna

TIRANE-Zgjerohet forcimi i masave kundër lëvizjes. Urdhri i ri i kryeministrit Edi Rama nisur nga nesër do të prekë edhe administratën qendrore dhe lokale. Të gjithë punonjësit nuk do të lejohen që të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë me përjashtim të dy kategorive, punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Mbrojtjes apo të prefektura e bashkive. Por si do të lejohet që të lëvizin këtu dy kategori? Titullarët e institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Në rast shkelje të këtyre masave, Edi Rama thekson se së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!

"Nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë! Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Mbrojtjes apo të prefektura e bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e luftës sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar! Nga nesër, të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë.

Titullarët e të gjitha institucioneve të varësisë, duhet të çojnë sot tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Emër për emër! Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna! Sot punonjësi i shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, po një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës!

Nga nesër, këmbësorëve që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë e Republikës së Republikës së Shqipërisë, si punonjës të administratës qendrore apo vendore, do t’u mbahet rroga për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritjeje do të largohen përfundimisht nga radhët! Populli nuk i paguan taksat për t’u dhënë rroga atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare! Kjo luftë nuk është lojë! përballë armikut që na ka sulmuar jemi një vend, një popull dhe një shtet! vetëm kështu mund t'ia dalim dhe askënd që s’do të kuptojë nuk mund ta tolerojmë më!", tha Rama.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 19/03/2020 07:12

    Cdo dite po degjojme nga nje gjobe te re. Sikur i sheh ne enderr dhe na i percjell sapo zgjohet.

    Përgjigju
  • Lor: 18/03/2020 16:17

    Ti ke ik per lesh.ka ra shteti ne dor te nje kalamani qe sdi ca thot sot se thot neser.po ti o zoti kar me zile pse shkon ne zyr me makin.se vet sdi ti japesh dmth detyron te tjer tet cojne brenda nje mjeti apo je me krah ti idiot

    Përgjigju
  • Parrucjani: 18/03/2020 16:08

    Po ketyre qe kan ardhur nga Italia,dhe nuk vetkarantinohen,jepi nje akuze per tentative vrasje,se ndryshe nuk marrin vesh. Jan mbush rruget me te papergjegjshem te tille.perveçse nuk i intereson vetja,po çrrezik kane te tjeret.

    Përgjigju
  • Nxxnxnxn: 18/03/2020 15:59

    Se c'lidhje mbajtja e rroges si i punesuar keta te shtetit te se drejtes e dine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja