TIRANE- Qeveria ka kërkuar me anë të nismës mbi “Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, që funksionarët të cilët bëjnë shkelje të qëllimshme në dëm të të tretëve ta paguajnë vetë dëmin. Ndërkohë që është parashikuar dhe ndryshimi i afateve për rivendosjen në afat të çështjeve, duke realizuar saktësimin përfundimtar.
Zhdëmtimi
Në nenin 9 të projektit që ka kaluar në procedurat parlamentare nënvizohet se punonjësit do të paguajnë për dëmet e shkaktuara të tjerëve. “Organet e administratës publike dhe punonjësit e tyre do të mbajnë përgjegjësi për dëmet që iu shkaktojnë personave private. Në këtë rast të do të përfshihet marrja e vendimeve të paligjshme, refuzimi i paligjshëm për të marrë vendime si dhe dhënia e informacioneve shkresore të pasakta për personat privatë, si për çdo shkak apo rast tjetër të parashikuar me ligj”, thuhet në projektligj.
/Shqiptarja.com

VIDEO