Administrata/Shpallen 1121 vende
vakante, ja kush mund të konkurrojë

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e djeshme shpalljen e vendeve vakante në administratën shtetërore, ku ka nevojat më emergjente për ta plotësuar me nëpunës të shërbimit civil. Kështu janë plo 1121 vende bosh në të gjithë administratën shtetërore vetëm për vitin 20016, duke publikuar në këtë mënyrë dhe planin vjetor për plotësimin e administratës.

Kështu, sipas vendimit të qeverisë numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është 1 121, të ndarë sipas kategorive. Kështu, për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues janë 12 vende, për kategorinë e mesme drejtuese 90 vende, për kategorinë e ulët drejtuese 273 vende, për kategorinë ekzekutive 746 vende. Por janë përcaktuar në mënyrë detajuar se për çfarë pozicionesh bëhet fjalë dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Kështu, grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë shkenca juridike por dhe shkenca kompjuterike. Por dhe audit i brendshëm, shkenca ekonomike, shkenca ekonomike/juridike, shkenca shoqërore, shkenca sociale, histori-filologji, veterinari, agronomi, shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, Kimi, shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë, Arkeologji dhe restaurime, Artet e bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte, shkenca edukimi, mësuesi, Arsim i lartë ushtarak/policor dhe arsim i lartë. Ndërkohë që janë përcaktuar dhe institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2016. Gjithë ky proces do të menaxhohet nga DAP që në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.


Ndarja sipas kategorive
1. Për nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues 12 vende
2. Për kategorinë e mesme drejtuese 90 vende
3. Për kategorinë e ulët drejtuese 273 vende
4. Për kategorinë ekzekutive 746

Kriteret për kandidatët
Shkenca juridike;
Shkenca kompjuterike;
Audit i brendshëm;
Shkenca ekonomike;
Shkenca ekonomike/juridike;
Shkenca shoqërore;
Shkenca sociale;
Histori-filologji;
Veterinari;
Agronomi;
Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
Kimi; 
Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
Shkenca inxhinierike;
Arkitekturë;
Arkeologji dhe restaurime;
Artet e bukura;
Gjeodezi;
Shkenca ekzakte;
Shkenca edukimi;
Mësuesi;
Arsim i lartë ushtarak/policor;
Arsim i lartë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve