TIRANE - Ambasada franceze kishte organizuar sot paradite një seminar për frankofoninë, por konferenca e cila kishte për qëllim përmirësimin e gjuhës frënge dhe teknikat e negociimit europian nuk është ndjekur nga shumë punonjës të administratës shtetërore.

Kanë qenë të paktë pjesëmarrësit në seminar, ç’ka i ka rënë në sy dhe është kritikuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ndërkohë që ambasadorja franceze ka shkëmbyer batuta.

Madje ministri Bushati ka kërkuar dhe raport të detajuar për pjesëmarrësit në seminar, kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë të pranishëm.

”Nuk mund të fsheh faktin që prisja një sallë shumë më shumë të mbushur për vetë rëndësinë që ndërkombëtarët i japin për administratën publike dhe procesit të reformimit të saj.

seminari frankofon
(Foto: Seminari frankofon i organizuar paraditen e sotme)
 
Shpresojmë që kjo sallë të jetë shumë e mbushur sikudër do i kërkojë zonjës Dome që krahas buzëqeshjeve që më vijnë nga salla të kemi një raport të detajuar të secilit pjesëmarrës në këtë seminar sepse besojmë se është shumë e rëndësishme që çdo qindarkë që hedhin taksa paguesit europianë të shkojnë aty ku duhet në një administratë publike e cila të dijë ti shërbejë interest të vendit të vet”- tha Bushati.

seminari frankofon

Më pas Bushati ka falenderuar ambasadoren Moro dhe i “garantoj që qeveria shqiptare ku unë bëj pjesë është e angazhuar për bashkëpunim me Francën dhe për të vazhduar më specifikisht  bashkëpunimin ”

Ambasadorja Christine Moro tha se “Seminari na kujton se megjithëse është një gjuhë europiane është gjuhë e punës në aktivitetin e BE. Jam e lumtur që pjesëmarrësit janë të shumtë (qesh). Jam e kënaqur që vijnë nga ministritë e ndryshme, për të pasur njohuritë më të mira të gjuhës frënge.

seminari frankofon

Axhenda e integrimit është e rëndësishme për Shqipërinë dhe prioritet i qeverisë.”- tha Moro e cila për të “Pjesëmarrja është e kënaqshme ”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)