TIRANE- Sjellja profesionale, gabimet, performanca dhe rezultatet e çdo nëpunësi civil do të vlerësohen vit për vit nga ana e zyrtarëve raportues (eprorët e drejtpërdrejtë) përmes një sistemi i cili nis nga “shumë mirë”, në “jokënaqshëm”.

Departamenti i Administratës Publike ka paraqitur në faqen e vet zyrtare formularin përmes të cilit eprorët do raportojnë për rezultatet dhe sjelljen në punë të vartësve të tyre, si dhe nivelet e vlerësimit. Formulari është konceptuar në mënyrë që të pasqyrojë të gjitha aspaktetet e punës së nëpunësve: Sjellja profesionale; gabimet/saktësia në punën e kryer; marrëdhënia me kolegët; gatishmëria për punën në grup; shpeshtësia e orëve të punës jashtë orarit.