PRISHTINË, 1 Korrik/ATSH/.- Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të mbledhë 162 milion euro vetëm për periudhën janar-qershor të vitit 2015.
Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që ATK ka pasur me komunitetin e biznesit, ku ndër të tjera ka prezantuar edhe objektivat e saj.
Në këtë takim Aleanca Kosovare e Biznesit ka ngritur shqetësimin edhe të informalitetit./KosovaPress/k.s/