Administrata Tatimore sqaron si do përllogariten këstet e tatim fitimit të thjeshtuar

Administrata Tatimore sqaron si do përllogariten këstet e tatim fitimit të thjeshtuar

Administrata Tatimore nëpërmjet një njoftimi ka sqaruar se si do të përllogariten këstet e tatim fitimit të thjeshtuar.

Në një njoftim për mediat, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sqaroi publikun e gjerë mbi faktin se “përllogaritja e kësteve sipas fitimit të vetëdeklaruar nga Tatimpaguesi gjatë vitit 2023 është detyrim ligjor dhe duhet zbatuar”.

"Duke marrë shkas nga lajmet dezinformuese, që qarkullojnë në disa media, Administrata Tatimore sqaron tatimpaguesit dhe publikun e gjerë se përllogaritja e kësteve të Tatim Fitimit është detyrim ligjor, dhe si i tillë duhet zbatuar.

Deklarata të caktuara publike, që ngrenë pretendime se Administrata Tatimore njofton këstet për tatimin e tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale, me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë në kundërshtim me ankimimin e ligjit, janë të pabazuara në ligj, madje mosveprimi Administratës Tatimore në këtë rast do të ishte në kundërshtim të plotë me ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”.

Sa më lart përmendur, Administrata Tatimore, në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”, njofton se të gjithë tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale, sipas VKM Nr. 753, datë 20.12.2023, duhet ta parapaguajnë tatimin për vitin 2024 në përputhje me fitimin e vetëdeklaruar në deklaratën vjetore të vitit 2023.

Sa i përket tatimpaguesve të regjistruar për herë të parë gjatë vitit 2024, këstet e parapagimeve bazohen mbi të dhënat e regjistrimit të deklaruara për fitimin e parashikuar për periudhën e mbetur, nga data e regjistrimit deri në muajin e fundit të periudhës vjetore, pavarësisht regjistrimit të tyre për përgjegjësitë tatimore: Tatim mbi Fitimin apo Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin.

Sipas përcaktimeve të Ligjit nr 29/2023, për efekt të periudhës tatimore 2024 do të vijohet me formularët dhe përgjegjësitë tatimore Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin dhe Tatim mbi Fitimin.

Administrata Tatimore, referuar dispozitës ligjore si më lart dhe udhëzimit Nr. 26 datë 08.09.2023, sqaron tatimpaguesit se:

    - Përllogaritja e kësteve paraprake për vitin 2024 për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar përpara datës 31.12.2023, bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesit në deklaratën tatimore vjetore 23-A, për Tatim mbi Fitimin (me afat deri 31 mars 2024) apo Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin (me afat deri 10 shkurt 2024). Vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën e mbetur Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste.
    - Për tatimpaguesit me status ligjor Person Fizik, llogaritja e parapagimeve është kryer me normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë të fitimit mbi 14 milion lekë.
    - Për tatimpaguesit me status të ndryshëm ligjor nga person fizik, pavarësisht përgjegjësisë së tyre tatimore, llogaritja e parapagimeve kryhet me normën 15% mbi fitimin.
    - Për tatimpaguesit, që gjatë vitit 2023 kanë qenë të regjistruar pjesërisht si me Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin, ashtu edhe me Tatimin mbi Fitimin, përllogaritja do të kryhet mbi totalin e fitimit të vetëdeklaruar në 2 deklaratat respektive dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre në e-Filing, në lidhje me këstet paraprake.

Këstet mund të paguhen edhe në bazë mujore, por afati i tyre është 3-mujor.

Konkretisht sipas datave si më poshtë:

- Brenda datës 30 qershor, për muajt prill, maj, qershor
- Brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht, shtator
- Brenda datës 31 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhjetor.

Administrata Tatimore udhëzon tatimpaguesit që për çdo paqartësi apo në rast se vërejnë përllogaritje jo të saktë të kësteve ti drejtohen Drejtorive Rajonale përkatëse për të kërkuar rishikim të kësteve, me qëllim trajtimin e kërkesave të tyre me prioritet për tatim të drejtë, sipas ligjit" 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren