Administrata Tatimore ju bën thirrje të gjithë individëve që kanë të ardhrua nga platformat online ti deklarojnë brenda datës 31 mars përmes DIVA në të kundërt do të gjobiten. Influencerat që merren me reklamime online janë ndër kategoritë kryesore që duhet të deklarojnë të ardhurat e fituara online.
Përmes një njoftimi tatimet sqarojnë se në Deklaratën e të Ardhurave Individuale të 2025-ës, duhet të deklarohen të gjitha paratë e fituara nga rrjetet sociale si facebook, Instagram apo Whatsapp. Por duhen deklaruar edhe fitimet nga Youtube, AirBnb, Booking, apo Google. Duhen deklaruar jo vetëm të ardhurat e marra direkt në llogari bankare, por edhe pagesat që kanë marrë në rrugë elektronike apo fizike.
Administrata Tatimore thotë se disponon të dhëna mbi të ardhurat e qarkulluara nëpërmjet këtyre platformave, ndaj individët duhet ti deklarojnë që të mos penalizohen.
Gjatë vitit të kaluar ishin 33 milionë euro të ardhurat nga rrjetet sociale që duhet ti deklaronin në DIVA 2024.
NJOFTIMI I PLOTË:
Administrata Tatimore sjell në vëmendje të individëve, subjekt deklarimi për DIVA 2025 se:
Duhen deklaruar në DIVA 2025 të gjitha të ardhurat e realizuara gjatë vitit, përmes llogarive bankare apo çdo formë tjeter pagese, përfshirë ato fizike ose elektronike nëpërmjet platformave si Meta (Facebook; Intagram; WhatsApp), Google, Youtube, Airbnb, Booking etj.
Kujdes! Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi të ardhurat e qarkulluara nëpërmjet këtyre platformave. Çdo mosdeklarim do t’ju vendosë përballë penaliteteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Komente










