Administrata Trump ngriti një padi të premten kundër Universitetit të Harvardit, duke e akuzuar atë për dështim të adresimit të e antisemitizmit dhe diskriminimit ndaj studentëve hebrenj dhe izraelitë.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se që nga 7 tetori 2023, studentët hebrenj dhe izraelitë në Harvard i janë nënshtruar ngacmimeve, dhunës fizike dhe ndjekjes. Më tej theksojnë se ata kanë duruar një mjedis armiqësor mësimor  dhe universiteti u ka mohuar vazhdimisht atyre aksesin në mjediset arsimore nga protestuesit antisemitë.

“Përgjigja e Harvardit ndaj kësaj: nuk bëri asgjë”, thuhet në padinë prej 44 faqesh të paraqitur në Gjykatën e Qarkut të Massachusetts.

“Fakulteti dhe administrata e tij mbyllën sytë ndaj antisemitizmit dhe diskriminimit kundër hebrenjve dhe izraelitëve. Studentët dhe anëtarët e fakultetit kanë shkelur rregullat e Harvardit në lidhje me kohën, vendin dhe mënyrën e sjelljes pa u ndëshkuar; rregulla që Harvardi i ka zbatuar dhe do t’i zbatojë kundër kujtdo tjetër”, thuhet më tej.

Ajo që kërkon qeveria është të ndalojë pagesën e të gjitha granteve ekzistuese për universitetin dhe kërkon që Harvardi të kthejë të gjitha grantet e paguara që të paktën nga 7 tetori 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin.