Administratori i klubit të Tiranës, Eduart Gjini, ka bërë të ditur për Supersport se nesër të gjithë tifozët do të futen falas në stadiumin ‘’Selman Stermasi’’ për të ndjekur ndeshjen.
Ai deklaroi gjithashtu se vendimi për shtyrjen e ndeshjes për shkak të ndërprerjes së energjisë elekrike ishte unanim.
“U bë një përpjekje pas ndërprerjes së ndeshjes por nuk u arrit. Në momentin e dytë kur u bë gati për të rifilluar ndeshja u ndërpre sërish energjia dhe ramë dakort të gjitha palët që ndeshja të riluhej nesër. Pas një komunikimi që patëm me presidentin Halili vendosëm që hyrja të jetë e lirë. Dhe ndeshja do të fillojë në bazë të rregullores në minutën e 63-të. Të gjithë tifozët do të ulen në vendin që kanë patur. Ishte një vendim unanim bashkë me drejtuesit e ndeshjes, delegatët, përfaqësuesit e dy klubeve dhe drejtuesit e forcave të rendit”, u shpreh Gjini.
Ndeshja Tirana-Partizani u ndërpre këtë mbrëmjë për shkak të një defekti në rrjetin elektrik, çfarë solli edhe shtyrjen e ndeshjes për nesër në orën 14:00.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com