Dinosuarët mund të rikthehen sërish në jetë duke përdorur ADN-në e zogjve. Sipas biokimistit të universitetit të Oksfordit, dr. Alison Woollard thotë se teorikisht është e mundur të rikrijohen speciet që kanë jetuar miliona vite më parë, duke përdorur ADN-në.

Kohët e fundit u zbulua dhe një mushkonjë që kishte në stomak gjakun e një tjetër kafshë që kishte jetuar 46 miliona vite më parë.

Dr. Woollard thotë se zogjtë janë pasardhësit direkt të dinosurve, siç mund të shihet dhe nga një linjë e provuar fosilesh të cilat tregojnë rrugën e evolucionit që nga Velociraptor apo T-Rex e deri te zogjtë e sotëm.

Sipas tij, zogjtë e sotëm kanë në ADN-në e tyre gjene të ‘përgjumura’ të cilat kontrollojnë trajtat e dinosaurve të dikurshëm dhe me anë të teknologjisë ato mund të riaktivizohen sërish.

Për të krijuar një gjenom të plotë, shkëncëtarëve do t’u duhet të kombinojnë miliona fragmente të shkurtra të acidit nukleik në rendin e duhur, njësoj si të formosh një puzzle gjigand.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)