Adnan Januzaj “vrer” ndaj Van
Gaal: Më “vrau” karrierën!

Adnan Januzaj “vrer” ndaj Van<br />Gaal: Më “vrau” karrierën!<br>
Mesfushori shqiptar Adnan Januzaj tregon se arsyen pse u largua nga Manchester United drejt Real Sociedad në Spanjë. Në një intervistë për britaniken “The Mirror”, Januzaj është rikthyer pas në kohë, duke kujtuar aventurën te “Djajtë e kuq”.

Ai u shpreh se karriera e tij do të kishte një ecuri tjetër, nëse Moyes do vazhdonte ta drejtonte Manchester United. “Van Gaal nuk më la shumë hapësira për të menduar se mund të kisha të ardhme aty. Isha i ri dhe, si i tillë, trajneri duhej të më linte të luaja i qetë dhe të më besonte. Fatkeqësisht, Van Gaal nuk e bëri këtë, duke ma vështirësuar shumë sezonin.

Ndryshe isha me David Moyes, pasi ai më besoi që në fillim dhe më jepte mundësi të luaja. E kuptova që me ardhjen e Van Galit karriera ime nuk po progresonte më, kuptova që ai ma ‘vrau’ karrierën. Jam në një moshë të re dhe besoj se kam ende shumë për të dhënë”, – ka thënë Janzuaj.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD