TIRANE-Adobe së fundmi ka lançuar aplikacion Lightroom dhe për të gjitha pajisjet me sistem operativ Android duke sjellë super modifikuesin e fotove në një platformë tjetër softuerike gjigante.
Lightroom për iPhone dhe iPad janë versione të aplikacionit për kompjuterë dhe aplikojnë ndryshime bazike mbi fotot.
Në të gjitha versionet e këtij aplikacioni përdoruesi mund të modifikojë kontrastin e fotos, ngjyrat, ndriçimin, hijet etj. Por përdoruesit e aplikacionit Android akoma nuk mund të përdorin filtrat. Megjithatë ky aplikacion është tepër impresiounues dhe për më tepër jep si rezultat foto me rezolucion të lartë.
Lightroom mobile është i disponueshëm për të gjithë smartfonët Android që përdorin sistem operativ Jelly Bean, KitKat dhe Lollipop. Akoma ky aplikacion nuk është i optimizuar për tabletët. Duhet të theksojmë se ky është një aplikacion me pagesë dhe për ta patur atë duhet të paguani 9.99$ në muaj. /ATSH/
/Shqiptarja.com