Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës së dhunshme që po zhvillohet në Tiranë.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit, një grup protestuesish kanë përzënë nga sheshi përfaqësues të Partisë Demokratike, mes të cilëve ishte edhe deputeti Klevis Balliu.

Një pjesë e protestuesve bënin vazhdimisht thirrje që ata të largoheshin nga protesta dhe i përzunë atë deri pranë selisë së PD-së.

Klevis Balliu ka kaluar përmes lumit Lana për t'i shpëtuar breshërisë së gurëve. Mësohet gjithashtu se protestuesit kanë dhunuar një tjetër person që ka qenë me Klevis Balliun.

R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (3 vlerësime)
  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?