Matt Guthmiller është vetëm 19 vjeç dhe ka thyer rekordin e pilotit më të ri në histori pasi ka realizuar një fluturim prej gati 47 mijë miljesh rreth botës, krejt i vetëm. Ky rekord është rregjistruar në Librin e Rekordeve Guiness të Botës menjëherë pasi ai përfundoi udhëtimin në San Diego.

I pyetur rreth udhëtimit të tij djaloshi është shprehur se ishte një kënaqësi që ishte rikthyer sërisht në shtëpi dhe se kishte qenë një aventurë e vërtetë. Nëna e tij e mirëpriti e emocionuar dhe tha se nuk kishte qenë e shqetësuar për djalin e saj pasi i njihte aftësitë e tij, dhe duke mos dashur ta pengonte për të realizuar synimin që ai i kishte vënë vetës, i kishte mbetur vetëm të mendonte dhe të lutej për të.

Guthmiller udhëtoi në 14 shtete të ndryshme në 5 kontinente për 7 javë me rradhë me avionin e tij Beechcraft A36 Bonanza, model i vitit 1981. Ai e nisi udhëtimin më 31 mja dhe dukej të kthehej më 26 korrik për të thyer rekordin, por ja doli ta realizonte shumë më shpejt. Çdo udhëtim i tij ka zgjatur mesatarisht 8 orë, ndërsa vetëm udhëtimi i fundit nga Hononoluluja në Hawai drejt San Diegos ishte më i gjati, me rreth 15 orë pa pushim.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)