TIRANE - Kërkonte të argëtohej me shoqet dhe të bënte një jetë të pavarur, por ka rënë pre e dhunës nga babai i saj. Është kjo historia e 17-vjeçares më banin në kryeqytet me iniciale D.F, e cila ka trokitur në polici për të denoncuar se babai i saj prej kohësh ushtronte mbi të presnion psikologjik e deri dhunë fizike.

Minorenia ka dëshmuar për inspektorët e krimeve se sa herë që i ati i saj, 48 vjecari me iniciale Rr.F,  babai i tre fëmijëve konsumonte alkol, i privonte asaj lirinë duke e mbajtur të mbyllur dhe duke e rrahur.

Menjëherë nga komisariati numër tre është lëshuar një urdhër mbrojtieje për vajzën, e cila tashmë është në mbrojtien e shtetit dhe të një psikologeje. Ndaj babait të saj ka nisur procedimi penal, ndërsa po mbahet në vëzhgim për të mos patur mundësi t'i afrohet të bijës e të ushtrojë sërish dhunë mbi të.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

.