Kanionet e Osumit janë kthyer prej kohësh në një pikë të preferuar për adhuruesit e adrenalinës dhe ‘rafting’. Në lumin që gjarpëron mes kanioneve të thepisura, aventurierët mund të shohin muret me gurë gëlqerorë, natyrën e egër, formacionet shkëmbore apo ujëvarat e fshehta.
Kryeministri Rama ka ndarë disa pamje nga këto momente përmes një videoje në rrjetet sociale ku shkruan: “Mirëmëngjes dhe me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë!”
Sporti i ‘rafting’ mund të zhvillohet më së miri gjatë periudhës së muajve prill e maj.
Komente









