"Adria Airways": Në Paris
dhe Bruksel direkt nga Tirana

dhe Bruksel direkt nga Tirana">
Adria Airways shtë linja ajrore kombëtare e Sllovenisë me më shumë se 20 vite prani në tregun shqiptar. Duke filluar nga marsi i këtij viti, Adria ka tashmë 4 linja direkt nga Tirana.

Fluturimet mes Tiranës dhe Frankfurtit u prezantuan në prill 2014, ndërsa orari i ri veror për vitin 2015 prezanton dy fluturime në javë nga Tirana drejt Bruskelit dhe Parisit. Duke fluturuar përmes Lubjanës, Adria ofron më shumë se 22 qytete evropiane (Cyrih, Amsterdam, Stamboll, Londër, Kopenhagë dhe të tjera) si dhe një rrjet global fluturimesh në të gjithë botën të operuar nga partnerët e Star Alliance.

adria airways

Linjat e reja direkte nga Tirana u ofrojnë pasagjerëve lidhje të shpejtë, të thjeshtë dhe komode drejt këtyre destinacioneve pa ndalesa në Lubjanë. Mund të shikoni videon nga fluturimi ynë i parë drejt Parisit:

https://www.youtube.com/watch?v=KeYlE7cPwSA
 
Këtë vit, Adria Airways prezantoi një version në shqip të uebsajtit të saj. Në www.adria.al do të gjeni një sistem të thjeshtë për rezervimin  e fluturimeve dhe të gjithë informacionin praktik që do t'ju nevojitet për udhëtimin tuaj. Do të gjeni gjithashtu prezantime të të gjitha destinacioneve evropiane që ofrohen nga Adria Airways.
Për periudhën e verës, Adria përgatiti një ofertë speciale për fluturimet vajtje-ardhje nga Tirana duke filluar nga 139 euro dhe me 23 + 8 kg bagazhe të lejuara. Zbulojeni këtë ofertë dhe rezervoni fluturimin tuaj në internet në uebsajtin adria.al ose nga një agjenci e autorizuar shitjesh.

adria airways

Fluturimi me Adria Airways përfshin përfitime për pasagjerët si më poshtë:

8 kg bagazh dore dhe 23 kg bagazh në check-in të përfshira në
çmim,
zgjedhje e lirë e ndenjëses,
check-in falas,
rimbursim i kostove të biletës në rast refuzimi të vizës përpara
nisjes. Kërkohet provë me shkrim nga ambasada.

adria airways


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë