Adrian Gaxha rikthen vitet '40

Adrian Gaxha rikthen vitet '40
Kënga hit e festivalit ''Kënga Magjike'', këto ditë do të ketë edhe videoklipin e saj që po xhirohet në Prishtinë. Ka qenë pikërisht produksioni ''Entermedia'' që ka marrë përsipër të realizojë klipin e këngës ''Ngjyra e kuqe'', ku Adrian Gaxha dhe Floriani janë shfaqur të veshur në stilin e viteve të 40-të.

Xhirimi i klipit ka përfunduar, ndërsa është realizuar në disa vende të Prishtinës, përfshirë këtu dhe parkun Gërmia si dhe në qytetin e Gjakovës.

Gaxha dhe Floriani kanë menduar që edhe klipin ta realizojnë si fabula e këngës, duke zgjedhur një ekip të tërë për të realizimin e tij edhe pse kënga është e re dhe një hit mjaft i pëlqyer.

Ai ka dashur që të bëj një përzierje idesh, ku mes të tjerave do të shfaqet edhe një femër seksi duke ecur rrugëve e duke u marrë mendjen meshkujve.
Në klipin e Adrianit do të shfaqen edhe disa model të rinj nga Kosova, ku mes të tjerëve edhe Meti i BB5.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani