Adrian Paci në transit: “Të gjithë
jemi të përkohshëm”

Adrian Paci në transit: “Të gjithë<br />jemi të përkohshëm”
ITALI- "Corriere dela Serra" boton intervistën për ekspozitën e fundit të Ardian pacit, e cila me motivet e saj shërben si një monografi e jetës plot zigzage të artistit shqiptar.

Ai mbërriti në Milano në vitin 1992 me një bursë studimi për një kurs të “Arteve dhe Liturgjisë” në Institutin “Beato Angelico” dhe në vitet në të cilat Lega e Veriut prezantohej me sloganin “Një votë më shumë për Legën, një shqiptar më pak në Milano”, Adrian Paci, i lindur në 1969 në Shkodër, Shqipëri, nëpërmjet disa metamorfozave, nga student në punëtor klandestin, është bërë protagonist ndërkombëtar i artit. Kurrikulumi i tij përfshin prezencën në muzetë kryesorë të artit bashkëkohor të botës, nga Nju Jorku në Paris; çmimin e Kuadrienales së XV të Arteve në Romë; prezencën në Bienale të ndryshme, duke nisur nga ajo e Venecias, e shumë prezantime dhe çmime të tjera prestigjioze.
 
Përse e keni titulluar biografinë tuaj plot zigzage përmes monografisë “Vite në transit”?
 
-Në të vërtetë ideja e transitit do të përqafojë një koncept shumë më të gjerë se ajo e emigrimit me të cilin më lidhin përherë këtu në Itali për shkak të origjinës time. Prek thelbin e gjithçkaje që mundem, dhe e rëndësishme është që i referohet dhe transitit të gjuhëve në punën time: nga videot te pikturat, nga skulpturat te fotot.
 
Fillimi i ekspozitës i është besuar pikturave, që të kujtojnë studimet tuaja akademike, nga Realizmi Socialist, e më pas vijnë videot që ju kanë dhënë famë. Është një hierarki punimesh? 
-Jo, thjesht në sallën e parë ka më shumë dritë, e nevojshme për pikturën. Ajo që lidh gjithë veprat është tema e transitit, edhe në pikturat që në kohën e tyre lindën nga fotograma të filmave të Pazolinit. Më intereson të kuptoj gjurmët që ngelen në transite, për shembull sugjestione nga telajot e Giorgione-s të depozituara në videon amatore të një nuseje të maleve shqiptare.
 
Ka dhe një video tjetër ku shfaqet një nuse. Është një temë që e keni për zemër?
-Jo, por vërtitet gjithmonë rreth pasazhit, në këtë rast në dimensionin e ritit. Në video, nusja bën gjestet e fundit para se të niset nga shtëpia atërore dhe në Ballkan ky pasazh ka një teatralitet të vetin me manifestime gati funebre. Ashtu siç në videon e funeralit tim të rremë, në të kundërt, është një vajtuese që këndon. Funksioni i ritit është të lehtësojë një ngjarje, duke i krijuar përreth një teatër, pra, edhe një herë, një transit, një lëvizje vajtjeje dhe ardhjeje ndërmjet së vërtetës dhe prezantimit që ekzaminon artistin dhe spektatorin.
 
A mund të konsiderohet pjesa e skenës (ka montuar skenë teatri) në galerinë e Pacit si një lloj homazhi ndaj Milanos? 
-Në një farë mënyre, po. Janë ekspozuar punimet e mia të para, ato që më blinte restauruesi Luciano Formica që më linte të punoja dhe flija në studion e tij në rrugën Solari, mes veprave të Trecento Senese dhe të Lucio Fontanës. Pas pjesëmarrjes time në Manifest më thotë: “Adrian, tani duhet të bësh vetëm artistin, të mbështes unë”. Ato vepra janë rimbledhur në galeri nga Giovanni di Lazzaro, një ish nxënësi im që tani ndan studion me mua dhe që ka bërë një ekspozitë në ekspozitë.
 
Para vetratës, përkundrazi, është një kolonë e madhe mermeri e ardhur nga Kina.

-Përreth udhëtimit të saj kam ndërtuar një film gjysmë dokumentar dhe gjysmë rrëfimi vizionar. Ideja e kolonës nis nga Perëndimi grek e nga Lindja kthehet tashmë mbrapsht me gjithë fizikalitetin e vet (e realizuar fizikisht në lindje kolona).
 
Transiti juaj nga Shqipëria në Itali ka qenë fatlum. A keni ndonjëherë frikë se mund të ndryshojë drejtimi sërish?
-Parimi im kryesor është të bëj mirë punën time. Nuk mendoj kurrë për suksesin. Për më tepër, jam i rrethuar nga njerëz që më bëjnë të qëndroj me këmbë në tokë, siç janë studentët ose miqtë që s’kanë të bëjnë fare me artin. Nga ana tjetër, jam i vetëdijshëm që transiti është një kusht i të qenit. Ndonjëherë jeta ta demonstron në mënyrën më të egër, por ka një bukuri dhe në brishtësinë e gjërave. dhu.ha
 
 Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët