Adrian Paci vjen për “Tirana 
Open 1”,  Ja të ftuarit e tjerë

Adrian Paci vjen për “Tirana <br />Open 1”,  Ja të ftuarit e tjerë
TIRANE- Nga 6-13 maj do të zhvillohet në kryeqytet Festivali “Tirana Open 1” nga Tirana Open, një organizatë joqeveritare që ka në fokus zhvillimet e kulturës bashkëkohore dhe promovimin e tyre.

Festivali do të zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, dhe Ministrisë së Kulturës. Në 7 ditë, të rejat më të fundit të artit pamor, arkitekturës, librit, filmit dhe muzikës do t’i ofrohen publikut në ambjente si Galeria Kombëtare e Arteve, Piramida, Kryeministria, Galeria Zeta, Qendra Rinore, Pallati i Kongreseve, etj, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh kulturore. “Tirana Open 1” konceptohet si Festivali i Librit dhe Arteve. Do të paraqitet një panair gjithëpërfshirës i librit për nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në katin e parë të Pallatit të Kongreseve.

Të të ftuar të veçantë të festivalit, shkrimtarë si Roberto Saviano, Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago ....Të ftuarit specialë janë artisti i famshëm Ëilliam Kentridge (Afrika e Jugut), Donika Cina  (Galeria e Vogël, Tirana), Alberto Di Fabio (Gagosian Gallery, London), Nathalie Djurberg (Museo Pascali, Polignano a Mare, DZT Collective (Stefano Romano & Eri Çobo), TICA (Tirana Institute of Contemporary Art), Tirana, Yllka Gjollesha (Zeta Gallery, Tirana), Aurora Kalemi (Zenit Gallery, Tirana), Alban Muja (Tulla Culture Center, Tirana), Stefanos Tsivopoulos nga Selaniku, etj.

Ndër të tjera do të ketë një çmim në nderim të artistit të famshëm shqiptar Danish Jukniu. Ndërsa artisti shqiptar Adrian Paci, që jeton në Milano do të mbajë një referim mbi veprën artistike. Do të jetë edhe edicioni Tirana Open-Muzika e Bienale Musica Venecia-s dhe kompanisë së operës italiane bashkëkohore Cantieri Teatrali. Koreja do të udhëtojë për në Shqipëri me prodhimin e tij, Katër i Radës  “Il Naufragio”.

Ndërsa në edicionin Tirana Open-Film do të përfshihet lista e filmave të DocuTIFF, dhe dokumentarë  nga Tirana International Film Festival (TIFF). Po ashtu do te shfaqen dhe katër filma të fundit izraelitë, paraqitur nga Akademia e Filmit dhe Multimedias MARUBI (MARUBI). Nuk do të mungojë as edicioni Tirana Open-Arkitekturë, kuruar nga Elian Stefa.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman