Adriana Kalaja ‘shfrenon’ fantazinë, sulmon SHBA dhe SPAK: Amerika e orgjive dhe antimoralit, sharlatani Altin Dumani të japë dorëheqjen
Adriana Kalaja, gjatë një proteste
Një grup militantësh të përhershëm të PD-së janë mbledhur sot (31 Janar) para Bashkisë së Tiranës.
Mes tyre edhe Adriana Kalaja, e cila mbajti një fjalim përpara protestuesve të pakët, duke e ‘shfrenuar’ edhe më tej fantazinë e saj, me sulme ndaj SHBA-ve dhe SPAK-ut.
Ajo i kërkoi kreut të Prokurorisë së Posaçme dorëheqjen, duke e quajtur palaço dhe sharlatan.
“Më thënë të drejtën, mua më bëhet qefi që na japin aq fuqi. Ne arritëm deri në atë pikë sa e kthejmë dhe Baton Haxhiun kundër SPAK-ut. Ti, Altin Dumani, vetëm për kaq duhet të japësh dorëheqjen. Unë e kam thënë dhe jeni dëshmitarë të paktën ju këtu, që unë më shumë vlerësoj ndihmën që i ka dhënë drejtësisë Nuredin Dumani, sesa një palaço sharlatan që zbaton urdhrat politik përpara ligjit dhe Kushtetutës”, u shpreh ajo.
Dhe më tej akuzat ndaj Amerikës se bën orgji.
“Pse u shqetësua kaq shumë Dumani? Sepse është po i njëjti Duman që na thoshte: “Na ka thënë Amelika, na ka dhënë urdhër Amelika, na mbështet Amelika.” Kush Amerika more? Amerika e orgjive të Biden-it, Amerika e antimoralit apo Amerika e antifamiljes? Jo, Jo, Amerika është kjo, dhe gongu për ju ka rënë më 5 nëntor dhe ju në panik e sipër nuk dini ç’bëni. Nuk dini çfarë të merrni masa për të shpëtuar veten, por ajo që duhet të merrni masa ju është të merrni një avokat të mirë sepse të gjithë ju do shkoni para ligjit, duke filluar që me ty, Olsi Dado (prokurori i SPAK)”, vijoi Kalaja.
Dhe në fund një akuzë për partitë e reja dhe liderët e tyre.
“Nuk duhet të bëjmë këtë protestën e Facebook-ut. I keni parë, na jepen dhe mend, çfarë është ajo protestë, sa pak numra, po bëhet kështu, po nuk lihet me këtë datë, po pse kaq larg, po pse nesër, po pse pasnesër? Hajde, hajde këtu, kush do protestë të vijë këtu, duke përfshirë dhe ata sharlatanët e partive të reja. Keni dëgjuar ju të bëjnë ndonjë deklaratë për deklaratat e Arben Ahmetajt? Ku janë këta, këta që do na rrëzojnë Edi Ramën”, përfundoi anëtarja e Këshillit të Apelimit të PD.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Shkurt, 09:24
Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
10.5%
-
Pak
26.4%
-
Aspak
63.2%
Vota total: 2612
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi në zyrë/ Erion Veliaj letër ILD-së dhe KLP-së: Pezulloni nga detyra Ols Dadon! Prokurori në konflikt të hapur interesi më kërcënoi e shantazhoi
28 Shkurt, 18:18
-
'Studio Live'/ Demalia: Prokurori nuk duhej të fliste me atë gjuhë ndaj Veliajt! Inida Gjata: SPAK dëshiron të dënojë politikanët, po mbillet përçarje
28 Shkurt, 17:54
-
‘I dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën’, Rama me asambletë socialiste: Morëm parasysh që mund të pres edhe kokat tona! Në 11 maj ne me shoqen fitore, ata me Noc Rrokun
28 Shkurt, 17:46
-
CNN: Punonjësit e CIA kërcënojnë Trump se do ua shesin sekretet shërbimeve të huaja
28 Shkurt, 16:36
-
ILD kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Sarandës dhe uljen me 40% të pagës
28 Shkurt, 15:51
-
Akuzohet për fshehje pasurie, deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK
28 Shkurt, 15:16
-
Mbështetësit e Veliaj protestuan para Prokurorisë së Posaçme, AMP nis hetimin për zv/drejtorin e Policisë Tiranë dhe shefin e 'Shqiponjave'! Nuk morën masa
28 Shkurt, 15:13
-
Ishte jashtë shtetit, biznesmeni Kryeziu paraqitet për herë të parë në GJKKO! I lihet në fuqi masa detyrim paraqitjeje për çështjen Veliaj
28 Shkurt, 14:35
-
Flogert Muça: Ja ku dallojnë Berisha dhe Rama për 'Drejtësinë'! Doktori do ta shkrijë SPAK-un me Gjin Gjonin, Arjan Ndojën dhe Adriatik Llallën
28 Shkurt, 14:33
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg të ish-deputetit Alqi Bllako! Akuza për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë
28 Shkurt, 13:35
-
Gary Kokalari: LaCivita kontratë mijëra dollarë për t'i shërbyer Berishës, jo mbështetje nga Trump
28 Shkurt, 13:27
-
SPAK godet sërish organizatën kriminale të Çopjave, u sekuestrohet një vilë në Elbasan
28 Shkurt, 13:19
Si ka mundēsi qē njē prostitut plak si kjo Kalaja ti jepet hapsir nē medja. Kjo fundērrin rugaçe duhet injoruar e sduhet tē ekzistoi nē shtypin e pērditshēm.
PërgjigjuKa ardhur koha,qe edhe shtypi te "reflektoje" ...... Eshte shume e rende dhe bile "baltosje" e vete shtypit,qe "prodhon" lajme me figura palaco,si kjo ne kete "lajm" ..... Keto lloj "figurash",shfrenojne flalorin,vetem e vetem te behen "lajm" ! Cfare vlere ka per nje lexues dhe publik "normal",te informohet,apo te degjoje se cfare nxjerr nga "goja" (se mend nuk ka),nje personazh pa asnje lloj vlere ?! Rruga e Dibres
PërgjigjuA është normale që një rr/curvet të ofendojë një figurë, dhe një drejtues institutcioni të nderuar, që krimineli Berisha ja ushqen këtyre miopëve dhe militantëve ordiner që i shkojnë nga pas.
Përgjigju