Kuvendi do të mblidhet sot në një seancën e radhës plenare ku në fokus do të jetë miratimi i projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale që e shoqëron atë. Seanca do të nisë në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës janë përcaktuar 11 pika.
Në seancën sotme do të kalojnë për shqyrtim edhe dy aktet normative të qeverisë të 28 tetorit, për ndryshimet në ligjin për tubimet dhe dëmshpërblimin e subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë protestave.
Në axhendën e Kuvendit janë përfshirë gjithashtu projektligjet për tregjet e kriptoaseteve, donacionet dhe sponsorizimet, mbikëqyrjen shtesë të institucioneve financiare, kontabilitetin në sektorin publik dhe kontrollin e punimeve të ndërtimit.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe projektligjin për ngritjen e Liceut Francez të Korçës, si dhe një shtesë në përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të reformës administrativo-territoriale.
Lajm në përditësim…









Komente
Komento