Modelja legjendare nga Brazili, Adriana Lima, ishte “fytyra” e eventit kur vendi i saj priti Kupën e Botës në vitin 2014 dhe mori pjesë në disa reklama.
Adriana Lima, 41 vjeçe, e lindur në Brazil, që në moshë të re kishte një tërheqje ndaj sportit, por pasi ndoqi karrierën si supermodele, u kufizua vetëm në mbështetjen e ekipeve kombëtare të vendit të saj.
Brazilianja e cila ishte një nga engjëjt më të njohur të Victoria's Secret aktualisht ndodhet në Katar dhe po shikon Kupën e Botës me vajzat e saj duke dashur të shohë Brazilin të fitojë trofeun e tyre të 6-të.
Lima është parë në tribunat e ndeshjes Brazil-Zvicër për Botërorin 2022 në Katar, mjaft ndryshe, me kilogramët ende të pahequra nga shtatzënia, pasi në shtator solli në jetë fëmijën e saj të tretë.
Lima po viziton kompani të njohura në Katar dhe është e pranishme në gala të FIFA-s. Ajo nuk i ndahet fanellës së Brazilit. Lima në Katar shoqërohet nga dy mikeshat e saj serbe.