Nuk është e vështirë të kuptosh pse të gjithë sytë janë mbi të kur shikon këto foto të shkrepura në Stamboll gjatë shfaqjes para kamerave të modeles Adriana Lima.

Ajo ishte e pranishme në Turqi për të promovuar produktin e saj të ri për depilim “Veet”.

E veshur me një fustan të bardhë dhe të zi në pjesën e bustit, bukuroshja braziliane u duk shik.

Ajo i kishte mbledhur flokët e zinj bisht, ndërkohë që buzët i kishte lyer në të kuqe.

adriana lima

Lima dukej mjaft e lumtur që u rikthye në një nga vendet e saj të preferuara, duke e ndarë eksperiencën e saj edhe me miqtë në Twitter.

“E dua gjithçka që ka të bëjë me Turqinë, e lumtur që u ktheva sërish”, shkruan modelja seksi.

Mesa duket modelja ka udhëtuar drejt Turqisë pa partnerin dhe dy vajzat.

(b.t/shqiptarja.com)