Adriano Çelentano dhe Claudia
Mori festojnë 50-vjetorin historik

Adriano Çelentano dhe Claudia<br />Mori festojnë 50-vjetorin historik
Adriano Çelentano dhe Claudia Mori ndoshta janë çifti me vitet e martesës më të gjata në historinë e showbizit.

Ata u njohën në vitin1963 në filmin “Uno strano tipo” dhe u martuan në vitin 1964 në një dasëm sekrete në kishën San Francesco në Grosseto.

Adriano ishte i fejuar me Milena Cantù prej të cilës u nda për t’u martuar me aktoren Claudia.

adriano celentano

Duke qenë një ndër çiftet më të bukura, gazeta Italiane javore “Sette” ka vendosur në kopertinën e saj çiftin dhe historinë e tyre.

Aktorja Claudia ka vendosur që për 50 vjetorin e tyre të shkruajë një libër për dashurinë e saj të madhe Adrianon të publikuar edhe në e-book me titull “Due guerrieri innamorati”.

Nga martesa e tyre kanë lindur 3 fëmijë, Rosita, Giacomo dhe Rosalinda.

Ata janë bërë edhe gjyshër me lindjen e Samueles, djalit të tyre Giacomos me gruan e tij Katian.

Ata kanë patur vetëm një krizë përgjatë 50 viteve, nga fillimi i viteve 80 ku jetuan të ndarë për pak kohë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë