Adriano pi birrë në filxhan
mashtrimi nuk i funksionon

Adriano pi birrë në filxhan<br />mashtrimi nuk i funksionon
Nuk ka rrugë tjetër, pa birrën nuk jeton dot. Për të pirë një birrë në qetësin e tij, pa u dashur të shqetësohet për paparacët të gatshëm ta përplasin në faqe të parë, Adriano ka menduar një mashtrim: Të porosisë birrën në filxhan kafeje.

Gjetje inteligjente, por që nuk shërbeu për të gënjyer fotografët dhe kuriozët, të cilët zbuluan trukun javën e shkuar. Adriano u kap në flagrancë në një qendër tregtare në Rio de Janeiro duke pirë një sasi të madhe “kafeje”, sipas revistës “Extra”.

Lajmi duket se nuk i ka pëlqyer presidentit të Corinthians, Andres Sanchez, i cili ka deklaruar se “Adriano është i lirë të pi nëse i pëlqen, të pi nga direkt nga shishja dhe të mos fshihet, për mua le të pi edhe ëhisky se të shëndosh më tepër”.

Adriano kishte nënshkruar një marrëveshje me Sanchez dhe kishte pranuar të humbte peshën e nevojshme për tu rikthyer në lojë. Me sa duket 100 kilogramët e kampionit do ta kenë të vështirë të largohen prej tij.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan