Ditën e sotme është paralajmëruar protestë kombëtare studentore para Kryeministrisë, në mbështetje të së cilës doli edhe kryedemokrati Sali Berisha, i cili i bëri thirrje strukturave të PD-së që të organizoheshin për mbledhjen e njerëzve, e për t'u bashkuar në shesh.
Por pavarësisht trumbetimit me të madhe për protestë, deri më tani në bulevardin Dëshmorët e Kombit ndodhen vetëm disa qindra persona. Edhe vetë studentët dhe protestuesit 'Flamingo', për shkak të thirrjes së Berishës, 'ndryshuan itinerar', duke vendosur që të grumbullohen para Ministrisë së Arsimit në orën 14:00.
Një grup militantësh të PD, mes të cilëve edhe deputetë demokratë dhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj, nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë.
Mes deputetëve demokratë që jenë në protestë, është edhe Klevis Balliu, i cili disa ditë më parë u përzu me vrap nga protestuesit dhe u detyrua të kalojë përmes lumit Lana, që t'i shpëtonte dhunës së tyre.
Pasi u mblodhën në bulevard, protestuesit i vunë flakën shilteve të vendosura mëngjesin e sotën nga Rama para godinës së Kryeministrisë, ku i bëri ftesë sërish protestuesve për dialog.
Nga ana e Policisë janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e tubimit, ku një numër i lartë efektivësh janë pozicionuar pranë godinës së Kryeministrisë. Aty ndodhen edhe makina ujëhedhëse, të cilat janë në gatishmëri të shpërndajnë protestuesit, nëse do të ketë akte dhune.
Lajm në përditësim…

Me të mbërritur para kryeministrisë, Partia Demokratike hoqi menjëherë fletët ku lexohej ‘dialog’ që Rama kishte vendosur mbi ‘sofër.’
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, i zëvendësoi me foto të Ergys Agasit, Ron Yeffet e Taulant Ballës.
“Rama do të ketë dialog vetëm me Ergys Agasin. Rama do të bëjë dialog vetëm me Ronin. Rama do të ketë kryenegociator dhe dialogues Taulant Ballën”, tha ajo.
“Dialogu fillon pasi të japë dorëheqjen”, shtoi një tjetër duke i hedhur tej shiltet që vetëm pak më pas përfunduan në flakë.
Një protestues i PD duket të jetë frymëzuar nga protestat e të rinjve para kryeministrisë. Ndërsa në rrugë digjeshin shiltet që Rama kishte vendosur për sofrën e dialogut, i moshuari ka nisur të kërcejë rreth zjarrit.
Një tjetër e shoqëron me ritmet e daulles.
Vihet re se deri më tani, studentët apo protestuesit flamingo nuk i janë bashkuar PD para kryeministrisë.
Protestuesit e Partisë Demokratike janë pozicionuar para kryeministrisë ku ‘shënjestra’ e tyre më e parë ishin shiltet e vendosura rreth sofrës së dialogut të thirrur nga Rama.










Komente
Komento