Zhurma dhe sherrnaja politike për çështjen e Avokatit të Popullit është një pazar i shkuar keq (huq) i Sali Berishës për rrethana dhe zhvillime deri diku të pavarura prej tij, por që është një tjetër tregues që konfirmon se ndërmarrja e tij me karakter familjar (PD-ja) jo vetëm e ka merituar qëndrimin prej 13 vitesh në opozitë dhe serinë e disfatave elektorale, por do të qëndrojë shumë gjatë larg pushtetit.
Së pari, 28 deputetë të opozitë ka shprehur vullnetin përmes firmës që Endri Shabani të bëhet Avokat i Popullit me miratimin e Sali Berishës, leje kjo e shpallur përmes Flamur Nokës. Deputetët e PD-së as perden nuk e lëvizin dot pa lejen e Berishës, jo më të mbështesin një Shabanin, i shpallur më pas armik i infiltruar nga Rama në gjirin e SHQUP-it dhe sorosist.
Së dyti, arsyeja se pse Berisha mbështeti Shabanin për Avokat të Popullit konsiston në pazarin sipas të cilit Shabani do të mbështeste kandatin 'pavarur' të Familjes Berisha, Florjan Binajn, në garën për Bashkinë e Tiranës.
Së treti, pasi Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet për Tiranën, duke zhvlerësuar pazarin Berisha-Shabani për mbështetjen e Binajt, Berisha nisi të etiketonte Shabanin si xhol të Edi Ramës, duke u ankuar se Rama nuk po i qëndronte 'parimit' që Avokati i Popullit i takonte opozitës, thua se ky institucion ishte një plaçkë që duhej ndarë mes kaçakësh.
Së katërti, për të mbuluar pazarin që shkoi keq me Shabanin, Sali Berisha, përmes shejtan-budallait Flamur Noka, akuzoi Ervin Salianjin se kishte lobuar dhe u kishte mbushur mendjen disa deputetëve të PD-së që të mbështesnin Shabanin, duke fyer rëndë kështu deputetët, të cilët po i paraqet si ca fëmijë që i ka gënjyer një dashakeq tek cepi i pallatit me çokollata.
Së pesti, Sali Berisha nisi t'a quante gabim të rëndë mbështetjen (me lejen e tij) ndaj Shabanit me qëllim për t'u hedhur hi syve kandidatëve të tjerë të PD-së për Avokat të Popullit, me shpresë se nuk do t'a kuptonin lojën e tij të radhës pas kurrizit të tyre.
Së gjashti, Sali Berisha nxiti një linçim të deputetëve të PD-së firmëtarë pro Shabanit si tradhtarë dhe matrapazë të vegjël, në funksion të mbulimit të pazareve të tij, duke u faturuar zhgënjimin e kandidatëve të tjerë pretendentë.
Së shtati, në shenjë 'revolte' braktisi seancën, duke mundësuar miratimin pa oponentë dhe rezistencë të amnistisë fiskale, ku përfitojnë disa shokë të Shkëlzenit.
Komente













PD i ka nxjerr ne ankand votuesit e saj ! Eshte parti biznesi , ne 1991 ishte parti per te varfrit , ne 2025 (vit Jubilar falen gjoba ) ne kete but 2025 partia PD eshte partia e milionereve te pasurve dhe ndertues miliarder ! Ndaj shume mire sikur Trump qe e votuan afrikan edhe shqiptar ne US , edhe doktor PD Berisha eshte parti milioneresh e votojnë biznes dhe quditem parti Pune (punetoresh) sikur Arlind Qorri nuk moren dot mandat! Jemi ne kohe ankandi politik, rama shet detin dhe plazhet dhe ishujt , politika shet ne ankand çmundet! Kush humb? Budallenjte qe akoma rrine degjojne ankandet pa Lek ne xhep! Ske Lek ? Mos shko tek parti milioneresh o popull kallam , se je ne ankand ! Ahahah
Përgjigju