Ilir Yzeiri: Adriatik Doçi dhe heshtja e karagjozëve që na ruajnë lirinë e shtypit nga Edi Rama

Ilir Yzeiri: Adriatik Doçi dhe heshtja e karagjozëve që na ruajnë lirinë e shtypit nga Edi Rama

Gazetari investigativ i Report Tv, Adriatik Doçi

Pesë vjet më parë gazetari Elvi Fundo, botues i blogut të njohur on - line CNA u godit barbarisht në mes të Tiranës dhe tregoi me gisht se kush ishte porositësi. Nuk e di se çfarë bëri policia, por di se autorët që dhunuan Elvi Fundon nuk janë kapur ende. Para pak ditësh dhunohet edhe gazetari i njohur i investigimit që ka bërë bujë këto kohë me raportimet për skandalin e tjetërsimit të ish-klubit « Partizani », me skandalet e çiftit Meta, inceneratorët dhe, mbwshtetur nw dokumente, ka publikuar pasuritw e frikshme të gjyqtarërve e prokurorëve, gjithnjë brenda ekipiti të njohur të "Report Tv". 

Pikërisht për këtë meritë, por edhe për integritetin që ka, unë e kam ftuar si personazh në emisionin tim "ADN – Ilir Yzeiri"  krahas akademikëve e personaliteteve të njohura shqiptare brenda e jashtë vendit sepse ai është model i gazetarisë së përkushtuar. Elvi, Adriatiku dhe pak të tjerë bëjnë pjesë në tipologjinë e gazetarisë që krijoi Zamir Dule i cili është simboli i dhunimit nga ai regjim që sot frymëzon lloj-lloj palaçosh e idiotësh që të mblidhen në tubime karagjozësh para kryeministrisë sepse një gazetar nga ata me ajër të kondicionuar qënka fyer nga Edi Rama. Po ashtu, dhjetëra të tjerë që kanë krijuar me shpejtësi ojq-ra që nuk i njeh askush mbushin vanitozët idiotë të Europës me lloj-lloj marrëzish për gjendjen e mjerë të lirisë së shtypit në Shqipëri duke u marrë gjithë ditën e gjithë natën me batutat e Edi Ramës. 

Kulmin e arriti raportimi i RSF-së ( Reporteres sans frontiers) që e renditte Shqipërinë me vendet ku vriteshin gazetarët dhe Hungarinë e Orbanit e ngjiste lart megjithëse një vit më parë e kishte quajtur masakrues të shtypit. Kur u interesova dhe pashë se kush e furnizon me informacion RSF-në nga Shqipëria ishte për të vënë duart në kokë. Disa çupëlina pa emër dhe dissa djelmoshë që nuk dinë ku bie gazetaria por që frustrohen nga hija e Edi Ramës dhe nga batutat e tij bënin raporte nga Shqipëria.

Ato zyra që merren në Europë me Shqipërinë janë të njohura për mosnjohjen dhe për klishetë e stereotipitë e ndyra ndaj nesh, ndaj dhe raporte të tilla sa vijnë e bëhen edhe më të pabesuseshme. Kulmin e arriti edhe « Zëri i Amerikës » para disa ditëve që ashtu si zëri i Foltores së Berishës raportonte kodra pas bregut për lirinë e shtypit në Shqipëri. Pikërisht në shkrimin që bëra me këtë rast e përmenda edhe Adtriatik Doçin.

Mirëpo, për fat të keq, në Shqipëri, ashtu siç ka ndodhur mot e jet karagjozët do të triumfojnë mbi ata që punojnë. Zhurmën më të madhe në Tiranë për lirinë e medies e bëjnë pothuajse të gjithë ata që në vitin 1997 i dhunonte dhe i masakronte Berisha, ndërsa sot të hedhur si ato fallxhoret nëpër gjithë hapësirën publike ndezin me afshin e lirisë se medeies këta karagjozët që ruajnë lirinë e medies nga Edi Rama për çdo batutë që bën ai. Kështu është krijuar përshtypja se liria e medies në këtë vend varet vetëm nga lloji i batutës që përdor Rama, nga kategoria e satirës dhe e talljes që ai shtie në punë kur është përballë gazetarëve me ajër të kondicionuar.

Të frusturar prej kohësh ndaj Edi Ramës, ata janë strukur pas Berishës e Metës dhe ndjehen më të fortë. Ashtu si ata edhe këto ojq-ra dhe gjithë ato zyra me çupëlina e djem që kanë dalë nga Tirana vetëm për të vizituar Thethin apo Dhërmiun me eurot e dollarët që marrin nga zyrat vanitozëve të Europës nuk mund ta kuptojnë punë që bën Adriatiku dhe Elvi, as dhunën që ata pësojnë.

Ndërsa politika dhe qeveria po ashtu ndjekin me gëzim vetëm deklaratat që bëhen për lirinë e medies nga ata që numërojnë llojet e satirës, të talljes dhe ironive të Edi Ramës. Pas kësaj nuk është çudi që nga këto shoqata të lexojmë një notë proteste për të marrë në mbrojtje Albana Vokshin e cila tha se gjuha e Edi Ramës është e papranuueshme.

Kurajo Adriatik!   

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 14/11/2022 10:24

    vendi po digjet ,e krye... po krihet edi shkon bon mbldhje qeverie nemaqedoni hajde rryp hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarinat shqiptare me nivele të larta pesticidesh në Kroaci! Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur