Adriatik Dosti: Turp t’ju vijë!

Adriatik Dosti: Turp t’ju vijë!

Kombëtarja

Ka nisur me një provokim të rëndë ndaj Shqipërisë e shqiptarëve ndeshja në Pragë mes Çekisë e Shqipërisë e vlefshme për Uefa Nations League – Liga B – Grupi 1 teksa tifozet vendas kanë shpalosur flamurin e Serbisë në këtë ndeshje dhe kanë kryqezuar flamurin e Shqiperisë.

Dhe në vend që Shqiperia të kishte protestuar fort e të kishte abandonuar ndeshjen pranon të luajë kunder çekëve pro serbë, provokatorë … edhe pse zv.president i Uefa -s  nuk është as serb e as çek por është shqiptari Armando Duka!

E kam parë për herë të parë Kombetaren e Shqiperise në ”Q.Stafa” në vitin 1965 në përballjen me Irlanden e Veriut e ku në përberje të saj ishte gjigandi britanik G.Best dhe 1-1, pra Irvine 58′ dhe Zhega 77′. Që prej 59 vjetesh si një nga ndjekesit me të rregullt te Kombetares shqiptare brenda e jashtë Shqiperisë kurren e kurrës nuk e kam parë kombetaren e vendit tim me dobët se sa sot në ndeshjen e radhes per Uefa – Nations League ne Ligen B- Grupi 1 në Epet Arena në Pragë kunder Çekisë.

Nuk me shqeteson rezultati i ndeshjes sepse në fushë të çekeve është normale dhe e pranueshme që edhe mund të humbasësh.

Por me shqetëson, madje fort që Shqiperia ishte inegzistente në këtë ndeshje, loja e paraqitja e saj skandaloze në të gjitha drejtimet, Zero skuader, zero futboll i luajtur, zero sedër, zero profesionalizem, zero grintë e ndjenjë kombetare, zero gjak shqiptari!

Psojme një gol skandaloz ende pa nisur mirë ndeshja ku për çekët shënon Chory që në te 3′ minutë dhe që nga ky moment ne jemi vetëm figurantë e kllounë futbolli në fushen e lojes dhe asgjë me tepër.

As vizion, as koncept, as mbrojtje, as portier, as mesfushë e sigurisht as edhe sulm, asnjë sulm e asnjë goditje në porten e çekëve.

E gjithe loja skandaloze e Shqiperisë në Pragë mund të përmblidhet në një gjuajtje te Bajramit në pjesen e parë e në një rast ideal goli të humbur Amatorisht prej Asanit në pjesen e dytë, sikurse e njejtë edhe në fillim të pjesës së dytë, po prej tij. Kaq e asgjë me tepër.

Golin i dyte i çekëve në të 63 ‘ po me te njejtin autor, na nxjerr zbuluar fare sa në portë, po aq edhe në mbrojtje.

Zëvendësimet e bëra nuk sollen absolutisht asgje në vazhdim te ndeshjes për skuadren tonë, ndaj dhe fitorja e çekëve ishte më se e merituar dhe humbja jonë nuk ka asnje lloj justifikimi përpos që bën goxha me faj trajnerin tonë Sylvinjo, por edhe krejt lojtarët pa gjak të Shqipërisë në këtë ndeshje.

Dhe është sa neveritese, po aq edhe fyese vertet kur përpara ndeshjes degjon te ligjerojë si bilbil – gjyzar brazilianin Sylvinjo që të mbyt me ”oratorine ” e tij tashme karagjoze…

Ishte një Shqiperi turperuese, për tu harruar, por edhe për tu gjykuar madje ashpër, jo për rezultarin, por për lojen mizerabel që bëri, duke kontestuar te parin Sylvinjon e pastaj edhe produktin e tij.

Turp t’u vijë!

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malsori: 12/10/2024 19:03

    Problemi ma I ransishem dhe primar asht se kjo puna e perdhunimit te simboleve komtare flamurit ka me nodh prep ne GJEORGJI po si ka munsi kta djem nanash Shqiptare tu perfshi edhe stolin e rezervave qe i kan pas perballe me nderhy urgjent megjith staff mos me pranu me fillu neshjen se trajneri asht I huj(Braziljan)e nuk e kupton e nuk e vun ate pjese!!!!

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/10/2024 15:41

    I nderuar Adriatik Doçi, faleminderit pèr fjalèt e sinqerta. Si shqiptar qè i uron tè mirèn dhe suksesin vèndit tè tij, vlerèsoj sinqeritetin nè analizè. Askush nuk do tè kuptojè nè kètè vènd qè cikli i njè Sylvinho KA MBARUAR qysh nè pèrfundimin e kampionatit europian. Edhe gjatè atij kampionati, u vu re qè trajneri nuk ishte nè lartèsinè e dèshiruar nè vendimmarrje. Kombètarja jonè, luan prej minutès sè parè me 10 lojtarè. Njè Hysaj,,,e ka vèndin, atje ku e kanè shpènè drejtuesit e Lazio,,,nè autobuz. Kaq pèr futbollin. Pèr aspektin politik, personalisht nuk pres asgjè nga njè Armando Duka, nè analizè dhe vendimmarrje nè aspektin gjithèpèrfshirès. Kètu, flasèm pèr shtetformim, pèr dinjitet kombétar, pèr respekt ndaj tjetrit si normè e domosdoshme civilizimi. Njè Armando Duka,,mund tè jetè njè fermer i zoti, njè fshatar Shijaku shèmbullor, por ai nuk èshtè profili i njeriut tè pèrgjegjshèm qè kèrkon situata shqiptare sot. FSHF,,i èshtè marrè peng qytetarève shqiptarè, ashtu siç politika shqiptare nè pèrgjithèsi,,iu èshtè hequr qytetarève shqiptarè nga e drejta e tyre kushtetuese pèr pjesèmarrje. Jo,,,Armando Duka nuk èshtè nè gjèndje tè marrè vendime qè mbrojnè simbolet dhe dinjitetin kombètar. Pèr vendime tè tilla, duhen shqiptarè qè nuk janè uzurpues institucionesh. Pikè

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës

Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës