Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës

TIRANË - Bilanci politik i vitit 2024 u komentua në ‘Studio Live’ me 3 analistë, Almer Toska, Anri Bala dhe Ergys Mërtiri. Fokusi në fillim të bisedës ishte tek kërcimi i grupit parlamentar të PD-së me këngën e Sali Berishës. Toska thotë për Arbër Hitajn se ky kërcim tregon entuziasëm në kampin opozitar.

'Ajo që shoh një entuziasëm aty tek grupi. Festa normale, çdo grup parlamentar duhet ta bëjë. Ka një pjesë deputetësh që më shumë se kurrë e ndjejnë peshën e Sali Berishës, dhe përdorin emrin e tij për të kërcyer. Pjesa e grupit Bardhi është afruar me një marrëveshje, janë afruar për të fituar disa mandate. Por disa nga ata aty nuk do jenë deputetë. Shumica e deputetëve që ishin pjesë e 2021 e kanë marrë atë vend duke e blerë me anë të kunatit të Bashës. I kanë shërbyer biznesit të tyre.'

Mërtiri e sheh shumë të trishtë këtë skenë që skalit sipas tij kultin e individit.

'Nuk di ça të quaj, tragjike apo komike. E trishtueshme të shohësh politikanë të lartë të një partie, ku figurat e larta shtrohen duke kërcyer, duke skalitur me daltë kultin e individit, të një individi që është në vdekje politike, që ka kusure për këto 34 vite. Që nuk pranon të heq dorë, ka nipër e mbesa dhe rri akoma në politikë. Kam bërë status, them që është vallja e Osman Takes, që hidhet para varjes në litar, dhe vallja e pinguinit. Është sa tragjike dhe komike. Kërcejnë vallen nga belaja. Nuk kanë qëllim të kënaqen por të servilosen deri në fund. Shkelin me këmbë dinjitetin e tyre për Saliun.'

Bala nënvizon se ata deputetë janë në parlament prej Lulzim Bashës që i dha mandatin në lista të sigurta në zgjedhjet e 2021.

'Këtu bëhet fjalë a kanë arsye për të kërcyer. Sot dhe mot kemi parë një fodullëk dhe sharlatanë, nga ulok nga të rinj të parlamentit hedhin vallen me problematikat e shqiptarëve. Pavarësisht se është ditë festash, mendoj se janë shumë prapa apo arsyes që i kanë dhënë votuesit shqiptar për të treguar se kanë një qëllim për rotacionin politik. Po ti pyesësh Berisha është kryetari i opozitës. Pjesa më e madhe atyre deputetëve janë të Lulzim Bashës. Kemi parë një Berishë që e ka uzurpuar PD-në.'

Sa i përket largimit përfundimtar të Berishës nga politika, Toska thotë se kjo i duhet lënë në duar qytetarëve dhe votuesve.

'Më mirë t’ja lëmë qytetarëve ta largojnë me votë Berishën. A është i gatshëm të marr pushtetin Berisha? Kjo është teza.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BuGaNiKu76: 30/12/2024 20:18

    Nga anet tona i fhojn karcen prifhti nga belaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë, mes tyre ata që hetuan Trump për sulmin ndaj Kapitolit

Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë, mes tyre ata që hetuan Trump për sulmin ndaj Kapitolit