Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh po vijon të qëndrojë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të mos tërhiqet për asnjë moment nga qëndresa e tij.

Në rrjetet e tij sociale, Lapaj ka postuar një foto ku shihet me mbështetësit e tij duke konsumuar darkën e fundvitit pikërisht poshtë zyrës së kreut të qeverisë.

 “Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!”, shkruan më tej kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Postimi i plotë:

Gëzuar njerëz të mirë!

Deri në 12 me të shtëpisë, pas 12-ës ju pres në shesh. Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!

Lapaj është I vendosur për të vijuar qëndresën e tij në bulevard, e nisur që prej datës 8 dhjetor me qëllim rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.