Ish-kryeprokurori nuk ka marrë azil? SPAK thotë se Llalla është ende në proces ekstradimi në Itali

Ish-kryeprokurori nuk ka marrë azil? SPAK thotë se Llalla është ende në proces ekstradimi në Itali

Adriatik Llalla

Avokati i ish-kreut të Prokurorisë, Adriatik Llalla deklaroi se klienti i tij kishte fituar të drejtën e azilit politik në Itali, por sipas SPAK, në Itali vazhdojnë procedurat e ekstradimit dhe vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës ishte për revokimin e masës së sigurisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

“Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

Rreth dy javë më parë, avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaroi se Gjykata e Apelit në Romë i kishte dhënë ish-kreut të Prokurorisë të drejtën e azilantit politik. Sipas Hazizajt, vendimarrja në favour të Llallës kishte të bënte me qëndrimin joproporcional të mbajtur nga gjykatat shqiptare në dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Por SPAK ka një version të ndryshëm mbi procesin e Llallës në Itali. Vendimi i Gjykatës së Apelit Romë i datës 13 shkurt 2023 nuk ka pasur sipas SPAK për objekt shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, por masën e sigurimit të caktuar ndaj Lallës.

“Me këtë vendim Gjykata e Apelit Romë ka revokuar masën e sigurimit ‘detyrim për të qëndruar’ në Bashkinë e Romës, Itali”, sqaroi më tej SPAK.

Llalla u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 dhe vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti. Llallës iu konfiskuan edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura. Avokati i tij, Sokol Hazizaj ishte i paarritshëm për t’u pyetur mbi procesin e zhvilluar në Romë deri në publikimin e këtij shkrimi./ Reporter.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi