TIRANE - Kryeprokurori Adriatik Llalla shkarkon kreun e Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari, i cili disa ditë më parë u përfshi në një debat me Llallën gjatë një mbledhje me prokurorët e rretheve.
Në vendin e Hajdarit, kryeprokurori emëroi Dritan Pekën. Me kete vendim Hajdari mbetet Prokuror Apeli.
Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme kjo lëvizje vjen në kuadrin e riorganizimit të strukturave në këtë institucion.
Disa ditë më parë, Shkëlqim Hajdari, njëherësh kreu i shoqatës së Prokurorëve u përfshi në një incident në mbledhjen me dyer të mbyllura që Llalla zhvilloi me prokurorët e rretheve. Burime për A1 REPORT thanë se kryeprokurori e goditi me grusht Hajdarin, por zyrtarisht Prokuroria nuk e pranoi një fakt të tillë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com