Një nga katër aeroplanët luftarakë grekë që iu afrua anijes turke “TCG Cesme” në perëndim të ishullit Menos hodhi një fishek të rremë nga 2 milje detare largësi, sipas burimeve të sigurisë. Anija turke ishte e angazhuar në aktivitete vëzhguese gjatë incidentit dhe pritet ta vazhdojë kërkimin në rajon deri më 2 mars, sipas orarit vjetor të aktivitetit detar, shkruan Anadolu Agency.

Burimet nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Turqi thanë se anija u është kundërpërgjigjur aeroplanëve që ishin duke fluturuar në lartësi prej 1.000 metrave.

Sistemi për plumba të rremë është i instaluar në shumicën e aeroplanëve luftarakë dhe përdoret për t’i mashtruar raketat që lëvizin sipas nxehtësisë. 


Lajmi kryesor:

Turqia sfidon sërish, 87 anije për stërvitje, avionë e helikopterë lufte…në Egje dhe Mesdhe