Aeroporti 20 miliardë dollarësh i ndërtuar në oqean, tashmë ‘po fundoset’ në ujë

Aeroporti 20 miliardë dollarësh i ndërtuar në oqean, tashmë ‘po fundoset’ në ujë

Disa arkitektë japonezë para shumë viteve ndërtuan aeroportin futuristik në ujin e gjirit Osaka në Japoninë qendrore, rreth 300 milje në perëndim të Tokios.

Mirëpo vetë fakti që ai është fundosur vetëm 12 metra në 30 vjet, është provë e aftësive të mahnitshme të inxhinierisë civile, thonë ekspertët.

Statistikat tregojnë se gjiri është 27 metra i thellë dhe uji i tij më pas rrjedh drejt oqeanit Paqësor.

Aeroporti ndërkombëtar Kansai pranë qytetit Osaka është ndërtuar mbi ishullin artificial të Kankūjima – fillimisht u ndëtua si një zgjidhje për mbingarkesën e aeroportit të Osaka.

Ishulli është i ndarë më dysh për secilën nga ndërtesat e aeroportit, terminali 1 dhe terminali 2.

Terminali Një, i dizenjuar nga Renzo Piano, pret fluturimet ndërkombëtare dhe ato vendase të linjave të mëdha dhe ka një ndërtesë rreth 1.5 km të gjatë, ndërsa terminali 2 është për fluturime lokale, shkruan rrjeti britanikUnilad.

Impjanti është hapur në 1994 dhe deri tani raportohet se është fundosur 12 metra.

Megjithëse inxhinierët mendonin se kishin llogaritur gjithçka gjatë ndërtimit, si konsolidimin e rërës mbi të cilën qëndron aeroporti, ata nuk kishin llogaritur sesa i paparashikueshëm mund të jetë niveli i rërës dhe xhepave që mund të formohen në të. Pavarësisht se janë investuar miliona e miliona para për ndërtimin e murit të detit, ishulli pritet të fundoset edhe 5 metra të tjera deri në vitin 2056, dhe rrjedhimisht të mbulohet nga uji rreth vitit 2100.

Aeroporti është nga më të ngarkuarit në vend dhe i preferuar nga amatorët e teknologjisë në rrjetet sociale duke e konsideruar si një vend të mrekullueshëm.

Sipas llogarisë YouTube Design Nerd rreth 20 milionë pasagjerë udhëtojnë në të çdo vit, duke e bërë atë aeroportin e tretë më të ngarkuar në vend, ndërsa prej tij transportohen gjithashtu një milion ton mallra.

Në vitin 2018, një tajfun vdekjeprurës i quajtur Jebi goditi Japoninë duke vrarë 10 njerëz dhe përmbyti aeroportin duke shkatërruar muret e detit.

Foto: Aeroporti i përmbytur në 2018

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë