Avokati i arrestuar me kryeprokurorin e Vlorës Zarka mbrojti kushërinjtë Vladi në dosjen e ‘Toyota Yaris'

Avokati i arrestuar me kryeprokurorin e Vlorës Zarka mbrojti kushërinjtë Vladi në dosjen e ‘Toyota Yaris'

Toyota Yaris makina e sekuestruar me 3.4 mln euro

Vlore- Të hënën është arrestuar në Vlorë drejtuesi i Prokurorisë Aurel Zarka, si dhe hetuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Dautaj, njëkohësisht magjistrate në Shkollën e Magjistraturës.

Zarka është shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë natës dhe është transferuar në Tiranë. Se bashku me Zarkën dhe Dautajn është arrestuar avokati Radovan Cela dhe biznesmen Astrit Vladi.

Vladi ka qenë më parë i dyshuar për vrasje e shtetasit Paulin Marku në vitin 2011 tek kthesa e Kamzës në Tiranë. Pasi është arrestuar nga Policia si i dyshuar për vrasjen e Markut, ai është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.

Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'

Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

Astrit Vladi, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive në Shqipëri, është vëllai i Elvis Vladit. Sipas regjistrit civil të vitit 1998, ai mund të ketë mbjatur më parë emrin Doxh Vladi.

Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”. Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.

Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Auris”./BIRN/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë