Aeroporti i Kukësit, Rama publikon foto me emigrantin në avion: Dy adashë! Majtas Ed Rama i PD, kuksian Londre, djathtas Ed Rama i PS, katunar Surreli

Aeroporti i Kukësit, Rama publikon foto me emigrantin në avion: Dy adashë! Majtas Ed Rama i PD, kuksian Londre, djathtas Ed Rama i PS, katunar Surreli

Kryeministri Edi Rama dhe emigranti

Ditën e djeshme është ulur avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut' me udhëtarët e parë të cilët kanë qenë emigratë nga Londra së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Pak më vonë kryeministri Edi Rama ka publikuar foto me njërin prej emigratëve, i cili quhet Eduard Rama, por kryeministri e quan Edi i PD.

“Dy adashë. Majtas Ed Rama i PD, kuksian Londre, djathtas Ed Rama i PS, katunar Surreli”, shkruan Rama krahas fotos.

Edhe ditën e djeshme Rama ka publikuar momente nga udhëtimi me avion me emigratët nga  Rinasi në Kukës. Avioni "Air Albania" u nis nga Londra ku mori emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, më pas është ndalur fillimisht në Rinas ku kanë marrë kryeministrin Edi Rama dhe fluturimi ka vijuar drejt Kukësit. Qytetarët në Kukës kishin krijuar një atmosferë festive dhe i kanë pritur me lodra, flamuj dhe me shumë entuziazëm.

Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë por edhe Italisë. Duke sqaruar se pse avioni i cili erdhi nga Londra u ul fillimisht në Rinas, ministrja Belinda Balluku thotë se Shqipëria respekton rregullat, dhe momentalisht aeroporti është operacional. Më tej ajo garanton se nga ky moment koncesionari vijon punën me kompanitë, dhe nga 17 qershori do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjithë kompanitë. Aeroporti mban emrin “Zayed – Flatrat e Veriut”, duke kujtuar faktin se në Kukës qëndruan shqiptarët e dëbuar nga regjimi kriminal serb i kohës. Emri "Zayed" është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përkujdesur për të sjellë ndihma të konsiderueshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:25
Rama e nis mëngjesin me foto nga hapja e aeroportit të Kukësit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa foto nga hapja e Aeroportit Ndërkombëtar "Zayed, Flatrat e Veriut".

“Mirëmëngjes dhe me këto dy foto nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar "Zayed - Flatrat e Veriut", ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.

Dje duke folur për inaugurimin e Aeroportit të ri në këtë qytet, Rama deklaroi se me hapjen e aeroportit është një ditë e veçantë për shqiptarinë. Këtu iu përgjigj të gjitha akuzave duke thënë se ai nuk është 3D ndërsa shtoi se ndjen kënaqësi tani që aeroport është bërë realitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes