Brenda këtij viti nga aeroporti i Rinasit pritet të hyjnë në vend 13 milionë pasagjerë. Drejtori i Albcontrol Dritan Isaku thotë se gjashtëmujori është mbyllur me 6 milionë pasagjer të pritur në total, ndërsa fluksi ka arritur kulmi në korrik dhe ditët e para të gushtit. Gjatë 2026-ës pritshmëritë janë të që përpunohen në total 440 mijë fluturime.
“Tani jemi në periudhën më të ngarkuar të korrikut e cila është korrik-gusht ku kërkesa e operatorëve turistik është rritur me 25% krahasuar me vitin e kaluar që do të thotë se deri në fund të vitit numri i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit të shkojë më shumë se 13 milionë pasagjerë nga rreth 12 milionë vjet”, tha Isaku gjatë një takimi me Ministrin e Infrastrukturës Enea Karakaçi ku u diskutua mbi menaxhimin e fluksit të fluturimeve, si dhe masat e marra për të garantuar një proces pa problematika dhe vonesa.
“Në këtë 6-mujor që ne kemi shifrat zyrtare, kemi një numër pasagjerësh pothuajse mbi 17% të zbritur në aeroportin e Tiranës, rreth 6 milionë dhe për ta krahasuar me vitin 2025 kemi rreth 900 mijë pasagjerë më shumë. Konfirmim i trendit të rritjes së menaxhimit të aeroportit, por edhe atë çfarë është evidente në të gjithë Shqipërinë, i fluksit të rritjes së turistëve dhe i menaxhimit të mirë që bëhet në aeroportin e Tiranës”, tha Karakaçi.
Të gjitha shifrat, shtoi Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dëshmojnë edhe një herë se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.
“Ne po vazhdojmë rritjen vit pas viti në industrinë e aviacionit civil. Dhe kjo vjen shumë qartë për shkak të politikave të Qeverisë Shqiptare në aviacionin civil që kanë bërë të mundur edhe diversifikimin e operatorëve dhe linjave të trafikut ajror, duke krijuar kështu edhe mundësi më të mira për turizmin, por edhe mundësi për ndërlidhje më të mira ekonomike ndërmjet shteteve, pasi linjat ajrore intensifikojnë marrëdhëniet mes shteteve”, nënvizoi Krakaçi.
-
ju jeni RRENAXHI se shumica jane shqiptaret qe i keni bere te ikin dhe here mbas heret kthehen ne Shqiperi,normalisht qe ju fitoni ne cdo rast ,qeveri patetinash
Përgjigju -
PER SHKAK TE RRITJES TE NUMRAVE NE RINAS DUHET TE BEHEN PERMIRSIME..AEROPORTI TE BEHET ME 2 KATE...SIC I KANE JASHTE..KATI I DYTE NISJET..DHE NDERTOHET NJE RRUGE ME SY KORSI QE TE CON LART NE KATIN E DYTE..KU JANE NISJET..KURSE MBERRITJET I KE NE KATIN E PARE....PO ASHTU NDERTOHET AFER AEROPORTIT NJE PARKING ME KATE QE E LIDH ME URE DREJT E NE KAT TE DYTE...KU BEHEN NISJET...KJO SO LIROJE SHUME VEND...PERQARK AEROPORTIT....
Përgjigju -
Aeroporti ndihet si stacioni fshati. Njerezit ecin ne piste per te hypur ne avion. Portat e nisjes jane shume after njera tjetres. Ajri i kondicionuar s'eshte ne temp. e duhur duke pasur parasysh sa shume njerez ka per m2. Parkimi nentokesor s'ka ashensor duke e bere shume te veshtire per ata qe kane femije dhe valixhe te medhaja. Po permend keto fakte qe te lini levdatat dhe te merrni masat e duhura qe njerezit te rikthehen per pushime.
Përgjigju









Komente
Komento