Shqipëria kryeson listën e hyrjes së pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të gjithë Europën, e krahasuar me të dhënat e pesë viteve më parë.
Lajmin e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama, me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, ku nënvizon se rritja në shifra është 259,4%, për vitin 2024, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Madje shifra shumë herë më të larta se hyrjet në aeroporte ndërkombëtare të mëdha të vendeve të BE-së dhe më gjerë në kontinent.
Këto informacione kanë dalë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Rama nënvizon me ironi në fund të postimit të tij, duke ‘thumbuar’ kritikët, duke nëntekstuar me një yll (*) “agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”.
Vetëm në muajin korrik të këtij viti, nga Aeroporti “Nënë Tereza” hynë 1.191.182 pasagjerë, ndërsa në korrik të vitit 2023, të krahasuara, hynë 834.113 pasagjerë.
Në periudhën janar-korrik kanë hyrë 5.982 .066 pasagjerë, ndërsa në janar-korrik 2023 kanë hyrë 3.723.613 pasagjerë, pra shtatëmujori i 2024 ka shënuar 1.113.908 hyrje më shumë. Në detaje, për këtë vit 3 milionë e 547 mijë e 987 janë shtetas të huaj dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë.
Postimi i Ramës:
“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN.
*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”
Tabela me shifrat për hyrjet e pasagjerëve në Rinas
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
19.1%
-
Jo
77.7%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 4494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkruan historinë, ekipi olimpik pritet me nderime në MAS! Rama: Shpërblimet për sportistët më të mirat në rajon
15 Gusht, 15:08
-
'Maskaradë e krijuar qëllimisht', Rama reagon sërish për vrasjen e Egli Progës: Nuk ka kontradiktë, vetëdorëzimi i autorit ndodhi si pasojë e punës së policisë
14 Gusht, 19:23
-
Sesioni i ri parlamentar, Rama mbledh kabinetin qeveritar më 28-29 gusht për analizë të punës së ministrave! Ja ku pritet të mbahet retreat i radhës
14 Gusht, 17:38
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, reagon Edi Rama: Akuzën e ndryshoi Prokuroria! Mirëkuptoj indinjatën e kujtdo, që ndjehet i skandalizuar
14 Gusht, 13:35
-
'Dyfishi i vjetshëm', Rama publikon videon me pronaren e biznesit në Dhërmi dhe çiftin nga Kosova: Jemi gjithmonë këtu në Shqipërinë e dashur
13 Gusht, 22:19
-
Vjedhja e bagazheve nga punonjësit e aeroportit në Rinas, policia kërkesë koncesionarit: Vendos kamera në zonën e imbarkimit
13 Gusht, 12:01
-
Pamjet/ Rama njofton investimin elektro-energjetik me panele diellore në Lushnjë: Një gangrenë plehrash e shëruar, së shpejti park prodhimi energjie
13 Gusht, 08:14
-
Turistët gjallërojnë Libohovën, Rama ndan pamjet: Kur e vizitova si kryetar i opozitës, 'i kishte harruar Zoti'
12 Gusht, 21:02
-
Rama ndan përshtypjet e turistit italian në Dhërmi: Është më mirë se në Itali! Lëviz i sigurt me një orë 30 mijë euro në dorë
12 Gusht, 12:34
-
Vidhnin bagazhet e pasagjerëve, në pranga punonjësi i aeroportit në Rinas, nën hetim një tjetër! Iu gjenden bizhuteri dhe 1250 euro
12 Gusht, 12:00
-
Familja nga Afrika e Jugut zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës: Na pëlqeu biodiversiteti dhe ushqimet
12 Gusht, 08:23
-
Paris 2024/ Dudaev fiton medaljen e dytë për Shqipërinë, Rama: Kush s’di të gëzohet, t’ia njohim meritën e hudhrës që na mban larg syrin e keq! Begaj: Faleminderit kampion
11 Gusht, 12:57