Aeroporti i Vlorës, Braçe: Nëse
s’ka pasagjerë shteti do paguajë 

Aeroporti i Vlorës, Braçe: Nëse<br />s’ka pasagjerë shteti do paguajë <br /><br>
TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe deklaroi se në emisionin '45 minuta'  të gazetarit Denis Minga, në Report TV se në marrëveshjen që do të lidhet me kompaninë turke shteti shqiptar do të marrë përsipër riskun duke paguar diferencën nëse nuk do të ketë pasagjerë sa do të përcaktohet në kontratë. “Nëse nuk do të ketë pasagjerë sa do të përcaktohet në kontratë, qeveria do të paguajë diferencën nga paratë e buxhetit. Një diferencë që për 200 mijë pasagjerë të munguar mund të shkojë në 1.5 mln dollarë në vit” deklaroi ai.

Braçe theksoi se pista e aeroportit të Vlorës do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. Ndërsa në përgjigje të akuzave të opozitës se pas kompanisë qëndron Presidenti turk Erdogan, ai tha se “Nuk mendoj që ndërtim i aeroportit është gjeo-politik, është ekonomi”. Kjo temë ka hapur një debat politik, ku sot në Komisionin e Ekonomisë anëtarët e PD dhe LSI dolën kundër, duke e cilësuar këtë vendim të qeverisë një vjedhje të madhe. Deputeti socialist komentoi edhe çështje të tjera të aktualitetit politik duke filluar nga negociatat me Greqinë, skandalin me naftën, por edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit në datë 7 shkurt.

Intervista e plotë në REPORT TV
Z. Braçe, çfarë mund të themi për ofertën e pa kërkuar të kësaj kompanie për aeroportin?

Këtu nuk bëhet fjalë për investim në interes të një koncorsiumi turk, por edhe të qeverisë së Shqipërisë. Një aeroport i dytë në Shqipëri, në Vlorë është ekonomi dhe është në interes të të gjithëve. Konkurrenca në Shqipëri do të shtohet dhe përfitimet ekonomike do të jenë të kënaqshme.

Ka një shpejtësi për procedurat, pse ky nxitim?
Ajo që kemi kaluar sot në komision nuk është as koncesion as kontrata, ka akoma punë. Procedura është transparente, po materializohet ndryshimi i ligjit për koncesionet. Kontrata do të vijë në parlament për t’u miratuar, qeveria ka ardhur me një projektligj për të informuar publikun, të marrë me ligj të drejtën për të negociuar, nëse arrin në marrëveshje do të ketë një kontratë që do të kalojë sërish në parlament.

Çfarë dimë deri tani, projekti duket i vendosur, Rama tha projekti do të jetë 100 mln euro?
Ka disa elementë, nga toka, tarifat dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë jo vetëm me ndërtimin e aeroportit, por edhe menaxhimi i këtij aeroporti, që nuk do të jetë as aeroport qyteti, as turistik, por i dyti i Shqipërisë, madje pretendimi është që të jetë aeroporti i dytë më i madh. Të dy ministrat ishin orientuar drejt dhe qartë. 

Çfarë oferte do të jetë kjo?
Tre kompanitë turke kërkojnë të hyjë në marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin

Për sa vite?
Është pjesë e negociatave

Shifra 100 mln euro që tha Rama?
Për ndërtimin e aeroportit...

Po për ruajtjen dhe sigurinë?
Brenda operohet nga operatori.

Për sa vite do të ndërtohet, është pjesë e negocimit? 
Nga prezantimi i ministrave, të tre kompanitë kanë përvojë. Po ndërtojnë aeroportin më të madh në botë, atë të Stambollit. Janë kompani të rëndësishme

Ka një emër koncorsiumi?
Janë tre kompani

Media thotë se është i lidhur me Erdogan?
Çfarë rëndësie ka kjo?

Shehi u shpreh kundër investimeve turke?
Ai ishte diskutimi më i sinqertë sot. Ai renditi disa investime edhe në shkolla, por më rezulton se janë bërë gjatë qeverisjes së PD.

Mund të jetë penduar?
Ekonomia nuk mund të ndërtohet me pendesa. Nuk më intereson asnjë problem i brendshëm i Turqisë. Nuk mendoj që ndërtim i aeroportit është gjeo-politik, është ekonomi.

Sa mund të jetë kapaciteti i aeroportit?
Do të jetë pjesë e negociatave. Ajo që dimë është që pista e tij do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. Do të jetë më i madhi në vend, aeroporti i Vlorës. Do të duhet kohë të kapërcejë numrin e udhëtarëve që lëviznin nga Rinasi, por do të marrë një pjesë të konsiderueshme.

Pse u zgjodh Vlora?
Unë mendoj që Vlora është zona e duhur ku duhet të ndërtohet, synimi i qeverisë është ta kthejë në qendër transiti.

Po aeroporti i Kukësit, që po lëngon?
Ai i Rinasit në vitin 2015 fitimin e ka pasur 3.7 mld lekë, për 2016, 3.2 mld lekë. Do merremi me Rinasin, pasi është një aeroport që u investuam shumë në qeverinë Nano, i dhamë Shqipërisë një aeroport, pasi atëherë ishte një ngrehinë. Madje në atë kontratë i dhamë mundësinë cdo qeverie që kontrata mund të negociohej. Qeveria e Berishës, që ka qenë në pushtet kur këto tregues ishin arritur nuk ka negociuar.

Ju arritët të negocionit, fituat, po ai i Kukësit?
Po që të fluturojë një avion nga Kukësi duhet të ketë një ofertë, pasi nuk funksionon si park taksish, apo piceri. Janë dy vite që kërkojmë një operator për të ndërtuar aeroportin e Kukësit, pasi në atë gjendje që është nuk ka të marrë që të ulë avionë atje. Kompanitë loë cost varen nga pista në verë apo dimër, ai kërkon investime. Nuk mendoj që duhet ta marrë riskun të gjithë buxheti i shtetit.

Kompania do të ketë buxhet nga shteti për investime?
Qeveria nuk harxhon asnjë qindarkë, edhe për operimin. Në kontratë merr përsipër një risk minimal nga numri i pasagjerëve.

Cdo të thotë?
Nëse nuk do të ketë pasagjerë sa do të përcaktohet në kontratë, qeveria do të paguajë diferencën nga paratë e buxhetit. Një diferencë që për 200 mijë pasagjerë të munguar mund të shkojë në 1.5 mln dollarë në vit.

Po punëtorët do të jenë shqiptarë?
Më intereson numri i punëtorëve që do të jenë të përhershëm, që pritet që të jenë 1 mijë. Edhe në Rinas 98% janë shqiptarë

Për sa vite do ta gëzojnë turqit?
Janë terma që do të negociohen në kontratë

Shpresoj që të mos jetë 50 vite?
Unë nuk habitem nga asgjë nëse nuk kam llogaritë përpara. Kontrata do të vijë në parlament

Deputeti i PD nga Vlora, votoi pro, ju habit?
Flasim për njerëz më seriozë?

Do të ketë investime të tjera të huaja?
Besoj se po në energji dhe naftë. Qeveria duhet të punojë fort për investitorë seriozë për përpunimin e hidrokarbureve, pastaj pjesa e mineraleve mbetet e rëndësishme.

I keni dëgjuar edhe deklaratat e opozitës për atë që po ndodh në sektorin e naftës. Basha ka deklaruar se do të kemi një konferencë ndërkombëtare...Kur të vijë Basha në pushtet..
 
Aha..Çështja e naftës është e qartë, histori abuzimi kriminale. Për mua që kam bërë kallëzim për Stream Oil e di, mund të hapet çështja dhe për të cuar para drejtësisë zyrtarët e shtetit dhe provat që rrënuan burimet e naftës, nga një kompani jo serioze. Cdo gjë që kam thënë është konfirmuar, nga implikimi politik te grekët dhe shqiptarët që degraduan vendburimet. Edhe pjesa e përpunimit është abuzive. Nga privatizimi që zotëronte Fierin dhe Ballshin dhe deri të historitë e fundit. Për mua është një histori që duhet hetuar, jo vetëm nga pikëpamja administrative, por nga Prokuroria. Nga privatizimi, te vendimet e Berishës dhe pastaj historitë e pagesës. E pashë një kastravec që thoshte një ditë, ai pagoi 130 mln euro, por ka histori shumë tragjike ajo pagesa dhe nëse duan tu shkojnë deri në fund të fillojnë nga ty. Ky hetimi vlen për të bërë drejtësi, por duhet të ketë një zgjidhje qeveritare.

Mbetet një dështim?
Nuk ka dështim kur tjetri të le 'bombën' në dorë. Sektori ka një trajektore rritëse. SHELL po bën një investim kolosal në Berat. Mos kërkoni përgjegjësi atje ku nuk ka. Qeveria duhet të mendohet mirë për t’i dhënë fund kësaj historisë së qiradhënies. Duhet bërë një analizë dhe nuk do të rri pa e përsëritur, besoj te menaxhimi publik i kompanisë. Cështja është e koklavitur nga pikëpamja ligjore, por di që niveli i borxhit që ARMO dhe dy qiramarrësit që kanë janë të mjaftueshme që qeveria të ketë mundësi të marrë asetin në dorë.

Po cështja CEZ, keni shpresë për një proces?
Që të kesh shpresë duhet ët kesh prova. Me ndërrimin e prokurorit nuk shikoj ndonjë fakt që hetimi të shkojë përpara. Unë dhe prokurori

Po thirrjen e Shkëlzen Berishës?
Unë e shoh kur hetimi të përfundojë. Ka të drejtë zotëria, mund të rezultojë edhe flluksë. Përvoja më bën të pres nëse ka fakte. Unë dhe prokuroi i ri i çështjes njihemi herët që nga kallëzimi i Stream Oil, tani që më dëgjon do ta mendojë atë që më ka thënë atëherë. Dua të shikoj akte dhe fakte.

Cfarë komentoi keni për deklaratat e ministrit të jashtëm grek për cështjen e detit?
Nga të gjitha llafet e grekëve më pëlqejnë ato që janë në letërsi.

Pra nuk keni info?
Si iu duket ligji i luftës, prisni duroni që të ketë një marrëveshje të shkruar. Do të kalojë prapë në parlament dhe ka një rol shumë të rëndësishëm, atë të parën nuk e mori në shqyrtim. Shqipëria për fat i ka edhe sot ato metra2 që Berisha dhe Basha.... Ka njerëz që pëlqejnë letërsinë dhe muzikën greke, ka të tjerë që nënshtrohen kundrejt politikës greke. 

Për çështjen çame, Kotzias thotë se nuk është prekur fare, por Bushati ...
Është një çështje që Kotzias mund të mos e pranojë, por ne kemi detyrimin ta ngresh si çështje për diskutim dhe zgjidhje. 

Çështje ndërshtetërore ..
Ministri Bushati e ka sqaruar dje.

Kemi të bëjmë me një gjenocid të pastër ...
Çfarë lidhje ka, gjenocidi çfarë është. Shqipëria do të vazhdojë ta ketë në axhendën e saj këtë çështje.

Jemi mësuar të bëjmë koncesione ndaj fqinjit, nuk do ketë këtë radhë?
Kush ka bërë ...

Ndër vite janë bërë, sa edhe ju jeni habitur sa koncesione janë dhënë në sektorë të ndryshëm ...
Kush, më herët nuk ka pasur.

Do ketë marrëveshje?
Bushati dhe Rama, që do përfshihet në bisedime, kanë përgjegjshmërinë për të mbrojtur deri në fund interesin e çdo shqiptari dhe për të trajtuar drejt dhe me dinjitet të gjitha problemet që kanë qenë varur në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Klima politike, protesta e opozitës, Rama bëri ftesë për bashkëpunim, çfarë ofroni?
Bashkëpunimi është shumë i qartë. Ne nuk lëvizim asnjë centimetër nga reforma në drejtësi. Do ketë seanca dëgjimore me të gjithë prokurorët e gjyqtarët, që kanë kaluar procesin e Vettingut, ky do të jetë një hap i ri në zbatimin e reformës. Po shkojmë drejt formatimit të plotë të organeve që do qeverisin prokurorinë dhe gjyqësorin e ri që do dalë nga reforma. Procesi këtej e tutje do të jetë i pakapshëm dhe i pabllokueshëm. Jemi te faza e shortit ...

Lë pak shije të keqe shorti ..
Me gogla nga një trup kandidatësh të stërmonitoruar. 

Disa të përjashtuar nga ONM?
Asnjëri nuk është përjashtuar nga ONM. Të gjithë ata që kanë hyrë në short nuk kanë qenë të përjashtuar, të jemi të qartë. Jemi në një moment ku në kushtet kur PD nuk donte të bëhej pjesë e këtij procesi, ne nuk mund të bënim zgjedhje të njëanshme, hoqëm dorë nga zgjedhja e njëanshme e emrave dhe shkuam te shorti, për të shmangur njëanshmërinë. Edhe në këtë aspekt reforma po shkon përpara.

Çfarë i ofroni opozitës?
Ne jemi atje, nëse duan konsensus le të vijnë. Aspekti tjetër i reformës zgjedhore mbeti i hapur për të arritur të reflektojmë më në fund përfundimisht të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për respektimin e cdo vote të qytetarëve të Shqipërisë. 

Keni qëndrim si duhet të votohet?
Janë çështje në tavolinë të gjitha.

PS është ndarë përfundimisht nga LSI?
Keni dyshime?

Dyshimet na i tregon përvoja e këtyre viteve ...
LSI po e largon veten gjithnjë e më shumë nga e majta. Po e hut veten te çizmja e djathtë., është shumë larg nesh. 

Nuk ka shanse bashkëpunimi?
Nuk shikoj ndonjë shans bashkëpunimi, nëse nuk ndryshon qasje ideologjike dhe sjellje anti demokratike.

Keni koment për garën në FSHF?
Më ka ardhur keq që nuk isha te lista e presidentit tek ata që po ndikonin politikisht në proces. Këtu mund të flasim lirisht, sepse në Tv e tjera të vënë pas murit. Kjo nuk do të thotë se Duka ka arritur të bindë mediat me vizionin e tij të gjerë. Mua më duket injoranti më i madh i një institucioni, është paraja ën mes që ka detyruar një pjesë të madhe të tv, paraja e reklamës, mjafton të shohësh listat. Ajo që më shqetëson pafund, duke marrë shkasë dhe nga drama që po i ndodh peshëngritjes, është pikërisht kjo. Duka ka shkatërruar garën në sportin më popullor në vend. Është ky njeri që vendos se kush duhet të dalë kampion, kush duhet të dalë i treti, kush duhet të fitojë kupën e Shqipërisë dhe të shkojë në kupat e Evropës. 

Ky njeri është i mbrojtur nga ndërkombëtarët?
Faktori ndërkombëtar? Kush është ...

UEFA ...
De Biasin e konsideroni faktor ndërkombëtar tani ju.

Kemi pasur ish-ministrin e Kulturës që tentoi të hynte në punët e FSHF dhe u mbrojt, edhe Duka këtë po bën. Ka ndërhyrje politike?
Nuk ka asnjë ndërhyrje politike në proces, zero. Janë historia kot. Duka kishte një mundësi të artë në 16 vite të ndryshonte futbollin shqiptar. Për fat të keq e ka ndryshuar, thoshte që gjatë kohës sime ka dalë edhe Tirana 5 herë kampion, ka dalë Dinamo, Elbasani, që janë në kategori inferiore. Kjo tregon si është zhdukur futbolli në ato qytete ku ka qenë shumë. Tani ka përfunduar në një ekip dhe ka qenë vullneti i Dukës. Ai e ka pasur gjithë mundësinë ta ndryshojë dhe nga pikëpamja ekonomike futbollin, dhe mund të ndryshonte edhe Asamblenë që do votojë. Aty ka kryetarë bashkish, që kanë votuar politikisht për të mbështetur Dukën. Ai kishte mundësinë ta udhëhiqte futbollit drejt ekonominë dhe jo drejt bashkive, duke e lënë në mjerim. Tani duhet ta qepë dhe të mos flasë më, i ka pasur të gjitha në dorë, nuk ka bërë, ka bërë biznes personal me futbollin, me të drejtat televizive dhe për këto çështje duhet të flitet. Unë jam i pakënaqur nga ato që thotë Fino, nuk i bie në kokë dhe të flasë për korrupsionin e Dukës. Është aksioner i kompanisë që mban zemrën e fanellës. Ku ndodh kjo? 

VIDEO/ Emisioni 45 Minuta", i ftuar në studio Erion Braçe

d.b./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit