OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut

OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut

Klevis Qose dhe Michel Tarran

Nga data 19 deri më 21 nëntor 2024, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizoi një seminar trajnimi të trajnerëve për 35 punonjës të lartë të burgjeve. Fokusi ishte te Rregullat e Nelson Mandelës, standardet e rishikuara të OKB-së për trajtimin e të burgosurve, të cilat synojnë të mbrojnë të drejtat e personave të privuar nga liria, duke përfshirë mbrojtjen nga tortura dhe keqtrajtimi.

Rregullat e Nelson Mandelës konsiderohen si një kornizë thelbësore ndërkombëtare për menaxhimin e burgjeve, të quajtura kështu për nder të Nelson Mandelës, i cili kaloi 27 vjet në burg duke luftuar për të drejtat e njeriut. Trajnimi, i mbështetur në një manual të ri të hartuar nga OSBE/ODIHR-i dhe Penal Reform International, u dha pjesëmarrësve njohuritë dhe mjetet praktike të nevojshme për zbatimin e këtyre rregullave në punën e tyre të përditshme.

“Në përputhje me angazhimet e OSBE-së, të gjithë personat e privuar nga liria duhet të trajtohen me respekt për dinjitetin e tyre njerëzor, sipas standardeve ndërkombëtare. Trajtimi i shkelësve të ligjit nga autoritetet gjyqësore është një provë vendimtare për çdo shoqëri”, tha kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, në hapje të veprimtarisë.

“Qëllimi i vërtetë i burgjeve nuk është ndëshkimi, por rehabilitimi dhe riintegrimi i individëve në shoqëri, duke u dhënë atyre një shans të dytë për të jetuar me dinjitet dhe përgjegjësi. Falënderoj ambasadorin e OSBE-së dhe gjithë stafin për angazhimin dhe mbështetjen e dhënë në këtë projekt. Kontributi juaj është një shembull i qartë i përkushtimit për përmirësimin e jetës dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të integruar”, tha drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.

Trajnimi mbuloi një sërë temash, nga të kuptuarit e parimeve thelbësore të Rregullave të Nelson Mandelës deri tek ushtrimet praktike që synojnë përmirësimin e aftësive si komunikimi, ndjeshmëria dhe toleranca në mjedisin e burgut. Trajnimi theksoi, gjithashtu, se si nga një qasje mbështetur te të drejtave të njeriut në menaxhimin e burgjeve mund të përfitojnë jo vetëm të burgosurit, por edhe personeli, institucioni dhe shoqëria në përgjithësi.

Ky trajnim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Prezencës së OSBE-së për reformën e burgjeve në Shqipëri dhe i përfshirjes së saj aktive në promovimin e të drejtave të personave të privuar nga liria. Ai rrit kapacitetet e Qendrës së Trajnimit të burgjeve dhe siguron që njohuritë e marra do të përcillen tek i tërë personeli.

Kontributi i Prezencës në sistemin penitenciar ndër vite përfshin: mbështetjen për ngritjen e Shërbimit të Provës; mbështetje legjislative dhe në politika; punën për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm; mbështetjen për regjimin special në burgjet e sigurisë së lartë; dhe krijimin e një programi Master në Kriminologji në Universitetin e Tiranës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë