Teksa na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet e 11 majit 2025, Komisioni i Venecias ka apeluar se duhet që të punohet që zgjedhjet të jenë të lira.
Kjo ka qenë deklarata e Sasa Zagorc, zëvendës anëtar i Komisionit të Venecias, i cili në fjalën e tij sot në konferencën konferencën 'Depolitizimi i Administratës Zgjedhore' e organizuar nga Komisioni i Venecias, OSBE e KQZ u shpreh se administrata zgjedhore e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të lira.
Sipas tij, duhet që të ketë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon reformës zgjedhore.
‘ Komisioni është i opinionit se reforma zgjedhore duhet të bëhet pas konsultimeve që lejojnë debatin mes opozitës dhe mazhoranës dhe me shoqëritë civile. Duhet të bëhen edhe në një moment të caktuar për tu bërë të zbatueshme edhe për zgjedhjet që po vijnë. Zgjedhjet janë përcaktuar më 11 maj dhe ato duhet të bëhen në mënyrë demokratike. Administrata zgjedhore e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të drejta dhe të lira.’, tha ai.
Ndërkohë, kreu i KQZ Ilirajn Celibashi, në fjalën e tij në konferencën konferencë është shprehur kundër komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike.
Ai u shpreh se partitë duhet që të jenë në proces, pasi mungesa e tyre mund të sjell që të mos njohin rezultatin.
“Aktorët politikë nëse nuk jenë prezentë, e vështirë se do pranonin rezultatin e zgjedhjeve. Do duhet jo vetëm partitë, por ka ardhur koha, që partitë të jenë, të kenë kontributin e tyre, por do duhet që në këtë proces do duhet të jenë të angazhuar edhe, persona që nuk vijnë nga zyrat e partive. Jo depolitizim i plotë. Partitë të jenë në proces, por jo tërësht dhe vetëm ata”, tha ai.
Për ambasadorin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran administrata zgjedhore t'i shërbejë interesit publik, jo atij politik.
“Ne besojmë se kompetenca, pavarësia dhe paanshmëria duhet ta udhëheqin këtë proces për të siguruar që administrata zgjedhore t'i shërbejë interesit publik dhe jo atij politik. Për të arritur këtë, është e rëndësishme që i gjithë personeli i përfshirë në administratën zgjedhore t'i nënshtrohet një programi të unifikuar dhe gjithëpërfshirës trajnimi dhe certifikimi të ofruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha ai.
Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025. Data e zgjedhjeve u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më (5 dhjetor 2024). Përpara vulosjes së dekretit, Begaj zhvilloi konsultime me të gjithë faktorët politikë, konsultime që zgjatën disa ditë. PS kishte kërkuar po 11 majin si datë zgjedhjesh, ndërsa PD refuzoi ftesën e kreut të shtetit me argumentin se ai do të përcaktojë datën e përcaktuar nga kryeministri Edi Rama dhe se konsultimet me opozitën ishin farsë.
Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe nevoja për administratorë zgjedhorë profesionistë ishin në qendër të konferencës që Prezenca e OSBE-së organizoi, sot, së bashku me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisionin e Venecias dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran tha se administrata zgjedhore t'i shërbejë interesit publik, jo atij politik.
Ai përsëriti angazhimin e Prezencës së OSBE-së për të mbështetur përpjekjet reformuese të Shqipërisë.
“Një administratë zgjedhore e kualifikuar dhe e paanshme garanton që çdo votë të numërohet në mënyrë të drejtë dhe transparente. Me caktimin e ditës së zgjedhjeve për më 11 maj 2025, është koha për të mbështetur KQZ-në për zgjedhjet e ardhshme përmes një administrimi sa më profesional.
Sipas kornizës ligjore aktuale, procesi i emërimit të komisionerëve të administratës zgjedhore të nivelit të ulët është ekskluzivitet i partive politike. Megjithëse ky është një nga modelet e shumta që janë të zbatueshme në të gjithë zonën e OSBE-së, ajo që është kritike veçanërisht në mungesë të ndryshimeve ligjore të rekomanduara është t'i jepet përparësi meritës, përvojës dhe objektivitetit në përzgjedhjen e tyre.
Ne besojmë se kompetenca, pavarësia dhe paanshmëria duhet ta udhëheqin këtë proces për të siguruar që administrata zgjedhore t'i shërbejë interesit publik dhe jo atij politik. Për të arritur këtë, është e rëndësishme që i gjithë personeli i përfshirë në administratën zgjedhore t'i nënshtrohet një programi të unifikuar dhe gjithëpërfshirës trajnimi dhe certifikimi të ofruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Viti i ardhshëm shënon gjithashtu një moment historik për Shqipërinë: votimin nga jashtë vendit. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për të siguruar që qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, pavarësisht ku jetojnë, të mund të votojnë. Ky zhvillim i ri sjell edhe sfida që administrata zgjedhore duhet të jetë e gatshme t'i adresojë”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij nga konferenca me temë “Depolitizimi i Administratës Zgjedhore”, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit 2025, zëvendës anëtari i Komisionit të Venecias, Sasa Zagorc, tha se është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të lira.
Ai u shpreh se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ndihmojë për një proces të rregullt, duke shtuar se është e rëndësishme që administrata ligjore të jetë e pavarur.
“Disa nga rekomandimet tona nga viti 2020 nuk janë zbatuar. Mirëpres të dëgjoj zhvillimet e kohëve të fundit ligjore. Komisioni është i opinionit se reforma zgjedhore duhet të bëhet pas konsultimeve që lejojnë debatin mes opozitës dhe mazhoranës dhe me shoqëritë civile. Duhet të bëhen edhe në një moment të caktuar për tu bërë të zbatueshme edhe për zgjedhjet që po vijnë. Zgjedhjet janë përcaktuar më 11 maj dhe ato duhet të bëhen në mënyrë demokratike. Komisioni i Venecias do të ndihmoj Shqipërinë në harmonizimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor me standarde ndërkombëtare si edhe me kodin e rishikuar zgjedhor. Administrata zgjedhore e pavarur është e rëndësishme për zgjedhje të drejta dhe të lira. Kodi i praktikës së mirë në çështjet zgjedhore identifikon që administrata duhet që të jetë e pavarurë. Anëtarët e komisioneve zgjedhore duhet që të marrin trajnim dhe ata që emërohen nuk mund të largohen sipas dëshirës”, tha ai.