Kompania ‘Mabco’ e drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli ka fituar gjyqin në Gjykatën e Lartë për çështjen e aeroportit të Vlorës. Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur të rrëzojë padinë e bërë nga shoqëria "2A Group" e drejtuar nga biznesmeni Valon Ademi. Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë kompania ‘Mabco’ fiton të drejtat mbi aeroportin e Vlorës.
Ademi kishte kërkuar “pezullimin e çdo veprimtarie të ortakut dhe të drejtës së votës, dhe nisjen e procedurës së përjashtimit të ortakut nga shoqëria”.
Të dyja palët janë në një përplasje prej disa ditësh në kantierin e aeroportit pasi kompania “2A Group” nuk lejon punonjësit e “Mabco”-s të hyjnë. Vendimi mund të ndikojë në acarimin e marrëdhënieve mes palëve.
Më herët Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit, i kishin dhënë të drejtë kompanisë 2A Group në lidhje me kërkesën për sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimmarrëse të ortakut tjetër, ‘Mabco’, me argumentin se vendimi parandalon tjetërsimin e aksioneve derisa të merrte formë të prerë.
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, tha disa ditë më parë se do të nisnin penalitetet në respektim të kontratës e deri në “prishje” të koncesionit.
“Klauzolat e kontratës parashikojnë së pari vendosjen e penaliteteve për të cilat patjetër ministria në varësi të gjithë vonesave përkatëse dhe në bazë të kushteve të kontratës do vijojë me përcaktimin e tyre dhe pastaj vijojnë që nga dërgimi i një plani mitigues për rregullimin e pasojave të kontratës që mund të rezultojë në shtyrje të afatit të kontratës koncesionare apo deri dhe në zgjidhjet e njëanshme të kontratës koncesionare në varësi të le të themi argumenteve ligjore përkatëse”, u shpreh Karakaçi.
Përplasja mes dy ortakëve nisi në dhjetor të vitit të shkuar për çështjen e aksioneve dhe menaxhimin e aeroportit në qytetin bregdetar. Biznesmeni Ademi ka bërë edhe një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me këtë çështje.
Përveç përplasjes civile, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe Nelson Çelën, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Të tre ata janë nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.
Lajm në përditësim...
Komente










Ajo gjyqtarja pe Devolli në Apel qe ja bëri Qokën kryetarkës eshte mirë te mbajë përgjegjësi për përjashtimin e investitorit dhe duke ja dhënë pronën puntorit
PërgjigjuSuksese zotit Pacolli
PërgjigjuXHA BEXHET KUJDES KËTEJ E TUTJE SE E HUMBE DURIMIN PËR PAK JU TURRE SHQIPËRISË PARAKOHE MENDO PER KOMBIN PASTAJ OER XHEPIN
PërgjigjuTa gezoje Putini aeroportin e Vlores. Te dhjefsha drejtesine me mut.
Përgjigju