Kompania ‘Mabco’ e drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli ka fituar gjyqin në Gjykatën e Lartë për çështjen e aeroportit të Vlorës duke fituar edhe kontrollin mbi këtë të fundit që është kthyer në mollë sherri mes ortakësh dhe që çoi në bllokimin punimeve atje.
Kolegji civil i Gjykatës së Lartë ka vendosur të rrëzojë padinë e bërë nga shoqëria "2A Group" e drejtuar nga biznesmeni Valon Ademi.
Më herët dy gjykatat e faktit i kishin dhënë të drejtë kompanisë “2A Group” në lidhje me kërkesën për sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimmarrëse të ortakut tjetër ‘Mabco’ deri sa vendimi të merrte formë të prerë.
E gjithë përplasja ka nisur muaj më parë. Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale, ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49 përqind, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB. Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”.
Menjëherë pas kësaj kompania e Ademit i kërkoi gjykatës pezullimin e veprimeve të ortakut tjetër deri në një vendim të dytë. Gjykata e pranoi aso kohe dhe bllokoi veprimtarinë e “Mabco”-s që të marrë vendime në asamble. Më pas Apeli, në janar e ndryshon pjesërisht duke vendosur një sigurim padie, që pezullonte, deri në përfundim të gjykimit, të drejtën e votës së “Mabco Constructions”, vetëm për vendimet që lidhen me tjetërsimin e 47% të aksioneve të aeroportit, që pretendohen nga ortaku tjetër, Valon Ademi i kompanisë ‘2A Group’.
Por, ndërkohë në lojë shfaqet një kontratë kredie prej 100 milionë eurosh që shoqëria e Pacollit kishte marrë nga fondi ‘Delphos’. Kjo bëri që Ademi të hapë një tjetër çështje në gjykatë, duke kërkuar “pezullimin e çdo veprimtarie të ortakut dhe të drejtës së votës, dhe nisjen e procedurës së përjashtimit të ortakut nga shoqëria”.
Pas vendimit të shkallës së parë, në favor të tij, për sigurimin e padisë, edhe Gjykata e Apelit, la në fuqi të njëjtin vendim që ia njeh kësaj shoqërie, administrimin e aeroportit të Vlorës “duke parandaluar tjetërsimin e kuotës të ortakut “2A Group” dhe mos lejimin e marrjes së administrimit të propozuar me një statut të paligjshëm, me qëllim firmosjen e kontratës me “Delphos” për tjetërsimin e aeroportit, nga përfitues të panjohur, për të cilët shtetit shqiptar nuk do të kishte juridiksion për ta kontrolluar e ngritur padi ndaj kësaj kontrate të kamufluar si kredi”, deklaruan mbrojtësit ligjor të “2A Group”.
Por Gjykata e lartë përmbysi skenën duke kthyer kontrollin e aeroportit tek ‘Mabco’ e biznesmenit Behgjet Pacolli.
Pak ditë më parë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi paralajmëroi prishjen e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës pas konfliktit mes aksionerëve.
Komente










Ajo gjyqtarja pe Devolli në Apel qe ja bëri Qokën kryetarkës eshte mirë te mbajë përgjegjësi për përjashtimin e investitorit dhe duke ja dhënë pronën puntorit
PërgjigjuSuksese zotit Pacolli
PërgjigjuXHA BEXHET KUJDES KËTEJ E TUTJE SE E HUMBE DURIMIN PËR PAK JU TURRE SHQIPËRISË PARAKOHE MENDO PER KOMBIN PASTAJ OER XHEPIN
PërgjigjuTa gezoje Putini aeroportin e Vlores. Te dhjefsha drejtesine me mut.
Përgjigju