Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video 3D se si do të duket aeroporti i Vlorës, që do të mundësojë fluturimet transoqeanike. Në videon e shpërndarë, kryeministri shpjegon se në aeroportin e Vlorës do të mundësohen fluturime Vlorë-Nju Jork dhe anasjelltas, për t'i sjellë shqiptarët nga Amerika direkt në Shqipëri.

"Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse "Fan Nolin" ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri", thotë Rama.

Po ashtu ai shton se në Vlorë do të ngrihet edhe Akademia e Aviacionit Civil që do të prodhojë eksperët shqiptarë të aviacionit dhe deri te pilotët. Ai thekson se investimet e ndërmarra do të rrisin në mënyrë eksponenciale numrin e turistëve në vend, duke theksuar se "është koha ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart"

"Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë Nju Jork dhe Nju-Jork Vlorë sepse "Fan Nolin" ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri. Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët. Shqipëria do të jetë një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend. Sot është koha që sëbashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokë, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart", përfundon kryeministri.

Kujtojmë se më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kryeministri Edi Rama është shprehur se ky moment është më i rëndësishëm se vaksina. Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK.