Aeroporti i Vlorës, Rama: Punimet kanë ecur shumë mirë, fluturimi i parë gati në fund të vitit 2024

VLORË- Fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës pritet të bëhet në fund të vitit 2024. Nga një takim me operatorët turistikë në Vlorë dhe banorët e zonës, kryeministri Rama tha punimet në aeroportin e Vlorës kanë ecur me ritme shumë të mira nëse nuk ndodh asgjë e papritur fluturimi i parë do të mbahet në dhjetor të vitit 2024.

"Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë", tha Rama. 

Rama u ndal edhe në investimet që po bëhen në qytetin bregdetar të Vlorës, nga të cilat veçoi portin e ri turistik dhe atë të tregtar, duke thënë se do i sjellin qytetit nëj zhvillim të madh ekonomik, por jo vetëm. Sipas Ramës, do rritet edhe kërkesa e turistëve për të vizituar këtë vend.

“Vlora sot është një pasqyrë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën. Por kjo është edhe një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur edhe shërbim më të mirë. E kemi nisur me dy kantierë që do i japin një shtysë turizmit, portin e ri turistik të Vlorës që do sjellë një tjetër kategori turistësh dhe patjetër që do stimulojë edhe një pjesë tjetër të zinxhiriot ekonomike dhe portit të ri tregtar që do lehtësojë shumë industrinë e peshkimit. Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogarasë dhe Bypass-i që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë”, tha Rama.

 Faza e parë e punimeve të pistës në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës ka përfunduar. Pista 3.2 kilometra është hapur krejtësisht, ndërsa në vitin 2023 pritet të nisë puna për ndërtimin e godinës, ndërsa kulla e vrojtimit, rreth 40 metra e lartë do të jetë ajo që do të marrë formë e para. Po vitin tjetër do të nisë puna edhe për ndërtimin e terminalit me sipërfaqe 1800 metra katrorë. 

Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.

Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërtoi Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group. Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
‘Luli ndahu nga ata të dy’, Rama: Basha nuk është më! Berisha dhe Meta janë vazhdim i mallkimit për këtë vend

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të mbajtur në pallatin e Kulturës në Vlorë, nuk la pa përmendur edhe ish kryedemokratain, Lulzim Basha duke i rikujtuar se i kishte bërë thirrje të largohej nga Berisha dhe Meta.

Rama tha se ish kryeministri, Sali Berisha dhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ishin dy fatkeqësitë më të mëdha të shtetit shqiptar.

“E kujtoni kur thoja ‘Luli ndahu nga ata të dy’. Luli s’është më, ata të dy janë. Për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi ata janë vazhdim i mallkimit që ka nisur kur këtu në Vlorë ka nisur shteti shqiptar që nga 1912. Nuk ka pasur Lul ndonjëherë. As Luli vetë nuk e beson se ka pasur Lul ndonjëherë”- u shpreh Rama.

Ora 16:57
‘E kam ditëlindjen në 4 korrik’, Rama për dhuratën e bërë nga të rinjtë në Vlorë: Trëndafilat të jenë vite të tjera që PS do vazhdojë të qeverisë

 

Kryeministri Edi Rama është surprizuar ditën e sotme gjatë një takimi në Vlorë, ku disa të rinj i kanë dhuruar një tufë të madhe me trëndafila.

Me batutë Rama u tha se kjo nuk ishte ditëlindja e tij apo e Partisë Socialiste. Duke mos qenë asnjëra prej këtyre ditëve, kryeministri tha se trëndafilat do të ishin vite plus për qeverisjen e PS edhe nëse në krye nuk do të ishte ai vetë.

“Tani unë e kam ditëlindjen në katër korrik kështu që këto për ditëlindjen time nuk janë. PS nuk e ka ditëlindjen sot. Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë jetë plus të gjitha vitet e tjera që PS do vazhdojë të qeverisë. Të jeni të bindur që kjo është e mundur, kuptohet jo me mua deri atëherë por rëndësi ka me partinë Socialiste. Sepse asnjë tjetër nuk e bën dot atë që bën PS dhe asnjë tjetër nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të investohet për këtë vend siç investohet PS”- u shpreh Rama pas dhuratës që i bënë të rinjtë.

Ora 16:29
Rama takim në Vlorë me operatorë turistikë dhe investues: S’ju pritëm dot me diell, por ne jemi të lumtur se na duhet shi

 

Me batuta e nisi kryeministri Edi Rama takimin në Vlorë me operatorë turistikë dhe investitorë nisur nga përmirësimi i situatës energjetike në vend për shkak të reshjeve të shiut. Rama tha se i vjen keq që nuk i ka pritur me ditë në diell, por në fakt është i lumtur që po bie shi për shkak të krizës energjetike.

“Më vjen keq që për vizitën tuaj të parë nuk mund t’ju prisnim me diell. Sidoqoftë ne jemi të lumtur, sepse kemi nevojë për shi. Jemi të lumtur se kemi nevojë për shi. Nga këto dritat e ndezura varen nga shiu. Jemi 100% energji e rinvoueshme, por 100% jemi vartës nga humori i djalit atje, nëse nuk qan sa duhet qajmë edhe ne për shkak të mungesës së energjisë të prodhuar në Shqipëri do të na duhet që të shkojmë në tregun ndërkombëtar. Basti ynë është që të mos hedhim asnjë qindarkë për çmimin e energjisë elektrike për familjet sidomos por edhe për sipërmarrësit e vegjël që në ditën e sotme ata paguajnë atë që paguanin para se të fillonte kriza. Edhe atë pagesë e gjejnë tek dera, 70-80% e paguan qeveria nëpërmjet buxhetit të shtetit. Shpresojmë që të mund të ndihmojmë sa më mirë familjet në këtë situatë”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 19/11/2022 09:15

    Perderisa edhe sondazhi ne gazeten Shqiptarja.com e nxjerr me mbi 57% te drejte ku patronazhistet votojne mbi 10 x per person bejini vete llogarite.

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/11/2022 22:04

    Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar, tradhtar dhe do denohet për tradhti kombëtare…!!!

    Përgjigju
  • Eno: 18/11/2022 19:03

    Vlora eshte zhvilluar tej masa e kjo fale jush zoti rama

    Përgjigju
  • Ani: 18/11/2022 19:03

    Aeroport i cili do te hap mjaft vende pune per te rinjt e keti vendi

    Përgjigju
  • Gersa: 18/11/2022 17:19

    Pune fantasike ka bere ne cdo cep te Vlores

    Përgjigju
  • Ymer: 18/11/2022 17:10

    Nje lajm fantastik zoti rama bravooo

    Përgjigju
  • Toni: 18/11/2022 16:34

    Me keto investime po na nderoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim